Me një dokumentar, ligjërata publike dhe ekspozitë fotografike në urën pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje do të shënohet 15 vjetori i anëtarësimit të Bullgarisë në NATO dhe 70 vjetori i krijimit të Organizatës së Traktatit Atlantiku-Verior.
Dokumentari ndjek procesin nga fillimi i përgatitjes për anëtarësimin e vendit tonë në Aleancë deri në angazhimet e tij aktuale si pjesë e NATO-s. Në Planin kombëtar të festimit është përfshirë realizimi i një projekti artistik bullgar në Selinë Kryesore të NATO-s, i cili simbolizon rrugën euroatlantike e Bullgarisë dhe aderimin e vendit në Aleancë. Në program bën pjesë një koncert i Orkestrës Frymore të Gardës dhe i Ansamblit të Forcave të Armatosura. Planifikohet gjithashtu që Sofja të bëhet mikpritëse e Konferencës Ndërkombëtare të nivelit të lartë, kushtuar arritjeve të Bullgarisë si anëtare e NATO-s dhe së ardhmes së Aleancës.
8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...
Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..
Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që..
Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në..