Sot, më 12 janar, është kulmi i weekendit të gjatë festiv 11-13 janar, gjatë të cilit hapet projekti “Plovdivi – kryeqyteti evropian i kulturës 2019”. Spektakli “Ne jemi të gjitha ngjyrat” do të jetë në vetë zemrën e qytetit, në një skenë prej 360 gradësh, të ngritur posaçërisht për këtë qëllim. Mbi 1500 pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë do të rikrijojnë një metaforë të ngjyrshme të të gjitha temave kryesore të programit të “Plovdivit 2019” me moton “Së bashku”. Pjesa zyrtare është nga ora 19.00 deri në orën 20.00. Pas kësaj programi do të vazhdojë me interpretime muzikore.
Aktivitete të tjera janë parashikuar në vende të ndryshme në qendër të Plovdivit – festivali i ushqimit në Sheshin Qendror, një ekspozitë me fragmente dhe pjesë prej Murit të Berlinit në sheshin Stadiumi Romak, ndërsa në lagjen artistike “Kapana” do të ketë dy skena dhe një edicion të posaçëm të “Kapana Fest”. Të gjitha lokalet dhe restorantet në pjesën qendrore do të punojnë deri vonë. Të gjithë që dëshirojnë të vëzhgojnë ceremoninë e hapjes do të duhet të kalojnë përmes 23 pikëkalimeve të policisë. Për vizituesit e qytetit janë parashikuar katër parkingje falas.
Presim mbi 30 000 veta në aktivitetin e hapjes, deklaroi drejtori i policisë në Plovdiv Atanas Illkov dhe siguroi se janë marrë të gjitha masat antiterroriste për zhvillimin e aktivitetit. Mbi 180 janë gazetarët e akredituar për inaugurimin e iniciativës në fundjavë. 50 prej tyre janë përfaqësues të mediave të njohura ndërkombëtare, të cilat do të transmetojnë live spektaklin e inaugurimit. Ndër to janë ekipet e Euronews, Deutche Welle dhe France Press.
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..