Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët e Javorovit në janar – një festë poetike, e cila ruan trashëgiminë e poetit

Monumenti i Javorovit në Çirpan

Gjatë vitit 2019 mbushen 141 vjet nga lindja e “poetit botëror bullgar” Pejo Totev Haxhiivanov Kraçollov, i cili është i njohur me pseudonimin e tij të sajuar nga një poet tjetër i njohur bullgar Penço Sllavejkov në vitin 1899 – Pejo Javorov. Shkaku që Todor Ivanov, kujdestar i shtëpisë-muze të poetit në Çirpan, për ta quajtur Javorovin “poet botëror” ndoshta i detyrohet faktit se disa prej veprave të tij janë përkthyer në 13 gjuhë, ndër të cilët janë gjuha armene dhe madje gjuha kirgize, si edhe për shkak të faktit se poeti ka banuar në Austri, Zvicër dhe Francë, gjë që ndikon konsideruehsëm mbi krijimtarinë e tij. Poezia dhe proza e Javorovit janë ndikuar si nga pjesëmarrja e tij në luftërat nacional-çlirimtare në Maqedoni, ashtu dhe nga idetë e tij sociale dhe ekzistenciale për botën. Një pjesë e rëndësishme e lirikës së tij janë vjershat kushtuar dy grave në jetën e poetit – motra e shkrimtarit Petko Todorov – Mina Todorova dhe vajza e burrit të shtetit Petko Karavellov – Llora Karavellova.

Javorov dhe LloraPoet, figurë publike, pjesëmarrës aktiv në luftërat për çlirimin e Maqedonisë, Javorov tregoi talentin e vet të poetit që si nxënës. Megjithatë babai i tij vendosi se burrat duhet të punojnë dhe e ndaloi nga shkolla. Kështu të dy u bënë telegrafistë në qytetin e lindjes Çirpan. Mirëpo, pasioni i Javorovit ndaj poezisë nuk u shua – Javorov lexonte net të tëra dhe kështu në një moment drita filloi t’i vriste sytë e tij. Ai madje kërkoi nga prindërit që të mbyllet me tulla një prej dritareve në dhomën e tij, por ata nuk e plotësuan këtë dëshirë të tij. Vitet kalonin, ndërsa dëshira e Javorovit për t’u mbetur larg dritës sikurse rritej gjithnjë e më shumë. Më vonë, kur gjatë vitit 1900 ai shkoi për të punuar në Pomorie vendasit e quajtën “hijen”, sepse poeti gjithmonë lëvizte larg çdo gjëje që mund t’i dëmtonte sytë e tij. Ndoshta ai e ka pasur të drejtën, sepse 14 vjet më vonë Javorov në të vërtetë u verbërua. Pas vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Llora para syve të tij poeti humbi dëshirë për të jetuar dhe u përpoq t’i jepte fund jetës së vet. Prova e parë ishte e pasuksesshme, por goditja në tëmth e verbëroi për gjithmonë. I zemërlëshuar edhe për këtë edhe për shkak të akuzave të përhapura në Sofje se ai ishte fajtori për vdekjen e Llorës, ai bëri një provë të dytë për t’u vetëvrarë, këtë herë të suksesshme.

Shkasi për ta rikujtuar jetën e Javorovit, plot humbje dhe dëshpërime, janë Ditët e Javorovit në janar, të cilat fillojnë në ditëlindjen e tij – 13 janar, në Çirpan. Tradita e kësaj feste letrare daton që prej 51 vitesh. Më shumë hollësi për programin dhe se pse sivjet theksi vihet mbi komunitetin e armenëve në Bullgari, mësuam nga Kryetari i Fondacionit “Javorov” Todor Ivanov:

Sivjet mbushen 120 vjet nga shkrimi i vjershës së Javorovit “Armenët”. Ai e ka shkruar më 7 dhjetor 1899, derisa ka jetuar në Pomorie, duke qenë i ndikuar nga takimet me armenët, të cilët i kanë treguar atij për fatin e rëndë të popullit të tyre. Të njëjtën vit do të ketë një recital poetik të poetëve Kamelia Kondova, Margarita Petkova dhe Atanas Kaprallov. Mbrëmja do të mbarojë me një koncert të kuartetit “Svetogllas”. Ditën tjetër do të hapim një ekspozitë prej krijuesish armenë nga Plovdivi. Pas kësaj do të ketë premierë të filmit të regjisorit Kostadin Bonev – “Çrrënjosja”, kushtuar gjenocidit armen. Më 15 janar do të prezantojmë edhe vëllimin e ri kushtuar Javorovit, ku në 400 faqe tregohet për jetën, veprën dhe krijimtarinë e poetit. Autorët e tyre janë studiues nga shumica e universiteteve bullgare, si dhe nga Akademia Bullgare e Shkencave."

Një pjesë e rëndësishme e programit të Ditëve të Javorovit është Dekorata kombëtare për poezi me emrin e poetit. Ajo u themelua gjatë vitit 1968 dhe dorëzohet në çdo 5 vjet. Ndër fituesit e çmimit janë poetë të shquar bullgarë si Pavell Matev, Ivan Dinkov, Valeri Petrov, Hristo Fotev, Kalin Donkov.

Sipas traditës mikpritësi i Ditëve të Javorovit në janar është shtëpia e lindjes e poetit, ndërsa gjatë 2019-ës mbushen 65 vjet nga krijimi i shtëpisë-muze të Pejo Javorovit në Çirpan.

Shtëpia-muze në Çirpan

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: javorovhouse.info dhe BGNES

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD