Një spektakël i ndritshëm prej tingulli dhe drite në skenën e një kulle prej 30 metrash grumbulloi banorët e Plovdivit dhe të gjithë vizituesit e qytetit në bulevardin qendror të qytetit të Plovdivit “Car Boris III Obedinitell” (“Mbreti Boris III Bashkuesi”). Megjithë motin e ftohtë aktiviteti i hapjes së iniciativës së shpalljes së Plovdivit Kryeqytet Evropian i Kulturës 2019 tërhoqi rreth 10 000 veta (sipas të dhënave të policisë së Plovdivit), të cilët erdhën që të ndiejnë live atmosferën e festës. Qindra mijë bullgarë nga vendi dhe jashtë gjithashtu e ndoqën shfaqjen para televizorit. Qyteti i kodrave, si zakonisht e quajnë Plovdivin, në të vërtetë ka se çfarë të tregojë – një të kaluar të pasur të lashtë, arkitekturë të ruajtur rilindëse, art... Publiku kishte dëshirë për të parë pikërisht atë, që i magjeps vizituesit dhe ata duan të kthehet përsëri atje.
Që ta prezantojnë shumëllojshmërinë kulturore të qytetit evropian, autorët e skenarit shpresonin më shumë te simbolika dhe efektet bashkuese, sesa te ritmet autentike bullgare. Ansambli për valle popullore “Trakia” nën dirigjimin e regjisorit teatral zviceran Gustav Rueb i befasoi spektatorët me një valle moderne të animuar në sfondin techno. Në vend që të vishen me kostumet e bukura popullore bullgare, valltarët ishin veshur me rroba të ngjyrshme që ngjajnë me veshjet e samurajëve. Elementet e folklorit ruheshin për fillimin dhe fundin e shfaqjes, ndoshta që t’ia vendosin kornizën pikturës shumëngjyrëshe me interpretimet e fyelltarit të njohur Teodosij Spasov dhe të këngëtares së dashur bullgare Valja Ballkanska, zëri i së cilës u dëgjua në Kozmos në pllakën e artë të “Voyager”. Simbolet e Plovdivit – kodrat, të cilat janë prezantuar në një mënyrë pak enigmatike në logon e Kryeqytetit Evropian të Kulturës, nuk u panë në errësirë, në vend që të gjallërohen me ndihmën e projektorëve – rreth 350. Në shoun me drita nuk u përfshinë as Teatri Antik, as madje tempujt përreth. Për llogari të kësaj “Kulla e Babelit”, siç shumë prej vizituesve e quajnë me shaka skenën grandioze me mbi 1500 interpretuese, ngjante me diskotekë nën yjet, ku të gjithë vallëzonin dhe këndonin.
Shumë prej spektatorëve vunë në dukje me trishtim se u mungon shpirti i Plovfivit dhe jo sepse janë kritikë të këqij, por sepse kanë një përfytyrim më të ndryshëm për pamjen kulturore të qytetit, qytetet ky të cilin e duam të gjithë ne. I kemi parë edhe spektaklet “Tingilli dhe drita” në Veliko Tërnovo, ku bukuria e kështjellës “Carevec” gjallërohet me tërë shkëlqimin e saj.
Pikërisht këtë e prisnin qytetarët e Plovdivit, këtë e prisnim të gjithë ne, të cilët e mbajmë Plovdivin në zemrën tonë. Sepse Plovivi është më shumë sesa kjo që u prezantua.
Afishja kulturore e projektit na jep premtime dhe megjithë problemet rreth remonteve të sallonit kinematografik “Kozmos” dhe të sallës së koncertit të gjithë shpresojmë dhe besojmë në potencialin e banorëve të qytetit për ta zbatuar mirë detyrën e mikpritësve të aktiviteteve kulturore me dimensione evropiane.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..