Orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare fillon vitin 2019 me një koncert më 18 janar në sallën “Bullgaria”. Programi i tij është zgjedhur nga dirigjent mysafiri Pllamen Xhurov dhe është i larmishëm, përfshin vepra me vlerë të lartë, të këndshme për të dëgjuar, me histori kureshtare që mbajnë mesazh në vetvete . Solistja është violinistja e re Lija Petrova, e cila do të ekzekutojë vepra të përjetshme të Mozartit. Do të tingëllojë një vepër i shquar bullgar dhe një nga epoka e Romantizmit. Më shumë hollësi na tregoi profesori Xhurov:
“Për mua gjithmonë është kënaqësi kur punoj me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare – thotë ai. Nganjëherë më vjen keq duke menduar se publiku shpesh nuk i di emrat e muzikantëve të saj të shkëlqyeshëm. Në qarqet kulturore ata janë mjaft të njohur si solistë, apo si pedagogë muzikorë. Por jo të gjithë njerëzit dinë në të vërtetë sa të mirë janë këta artistë. Zgjodha një program pak të ndërlikuar sa i përket stilit. “Tokata” e Dimitër Nenovit është vepra e parë që do të tingëllojë. Është shumë e njohur dhe është krijuar për piano. Ajo që është interesante është se për herë të parë disponojmë me dy orkestrime të ndryshme të veprës bullgare. Njëri është bërë nga klasiku i muzikës bullgare Llazar Nikollov, tjetri (të cilin do të prezantojmë) është i nxënësit më të ri të Nenovit Ivan Stajkov. Është shumë kureshtar fakti se në vazhdim të disa viteve kompozitori e ka luajtur këtë vepër përmendësh para se ta shkruajë me nota. Në pjesën duket “konstruksioni i fortë” i arkitektit, i cili është kompozitor i shkëlqyer dhe pianist. Për Dimitër Nenovin dihet se në fillim të viteve të 20-të të shekullit të kaluar mbaron arkitekturë në Dresden, pastaj në vitet e 30-të bën specializim në Itali dhe e praktikon këtë profesion. Vepra e dytë është Koncerti Nr. 5 i Mozartit. Solistja është Lija Petrova – një vajzë simpatike me përvojë të pasur në skenat e mëdha botërore. Secili që e ka pasur kënaqësinë të komunikojë me të është i lumtur. Do të prezantojmë Simfoninë e njohur në re minor të Çezar Frankut (Cesar Franck) – kjo është një nga majat e Romantizmit francez. Në këtë vepër ka shumë fantazi dhe ndjenë.”
„Tibor Varga“ (Zvicra), „Lui Shpor“ (Gjermani), „Vaclav Humel“ (Kroaci) – këto janë vetëm pak nga konkurset ndërkombëtare, në të cilat Lija Petrova është dekoruar. Të mos harojmë dhe çmimin e saj të fundit – vendi i parë në “Karl Nilsen” në Danimarkë (ky është një nga konkurset më të mëdha për violinistë në botë). Hapat e saj në fushën e muzikës i ka bërë në moshën 4-vjeçare, kurse në 5 ka qenë koncerti i saj i parë në skenën në sallës “Bullgaria” në shoqërim të ansamblit të dhomës “Solistët e Sofjes” dhe me dirigjent Pllamen Xhurov.
“Gjatë viteve kemi qenë së bashku në koncerte të panumërta” – janë fjalët e Lija Petrovës. “Nga profesori Xhurov dhe “Solistët e Sofjes” kam mësuar shumë, kemi pasur momente të paharrueshme. Për mua ata janë si familja ime muzikore. Vitin e kaluar ishim në Japoni. Muzika është një lloj komunikimi dhe kur njerëzit janë bashkërisht aq shpesh në skenë, lidhjet mes tyre bëhen tepër të forta. Mësuesit janë personë fare të rëndësishëm dhe mund të them se e kam kënaqësinë me aq shumë mësues të mirë. Evelina Arabaxhieva, me të cilën kam mësuar në Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” është një figurë e rëndësishme në jetën time. Po mbaroj arsimin e lartë në Hochschule für Musik “Hans Eisler” nëBerlin me profesoreshën Antija Vajthas (Antje Weithaas). Përvoja dhe ndarja e mendimeve, e energjisë janë po aq të rëndësishme, siç është tërë procesi i mësimit. Cila është fitorja më e vështirë? Mendoj se është lufta me vetveten – se si njeriu të mbetet besnik ndaj vetes, pavarësisht nga parapëlqimet e të tjerëve dhe pavarësisht nga moda. Po, ndoshta kjo është fitorja më e vështirë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv dhe liyapetrova.com
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..