Qyteti bullgar me bashkësi më të madhe prej të krishterësh katolikë, Rakovski, është duke u përgatitur për ta mirëpritur Atin e Shenjtë më 6 maj. Mbi 50 mijë besimtarë shpresojnë të luten bashkë me Papën Françesku në sheshin e qytetit dhe të ruajnë në zemrat e veta fjalët e tij, me të cilat do t’i inkurajojë që t’i mbeten besnikë Krishtit në ditët e provave.
Ati i ri Ivelin Genov nga kisha “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në qytetin Rakovski thotë se vizita e Papës është shkas që klerikët t’u rikujtojnë njerëzve se kush në fakt është Ai.
“Edhe ne përfitojmë nga ky moment, që t’u shpjegojmë atyre se për katolikët Ai është peshkopi romak, i cili e mbron popullin e vet dhe është një shenjë e dukshme e Pranisë së Zotit dhe e Dashurisë në Tokë. Mirëpo, ekziston edhe përgjegjësia shpirtërore për t’u kujdesur për unitetin dhe shoqërimin – jo në njëtrajtshmëri, por në shumëllojshmëri.”
Uniteti dhe shoqërimi – përfshi këtu dhe në Kishën e ndarë të Krishterë. Pikërisht këto ditë Papa ia dha fillimin e Javës së Lutjeve për Unitetin e të Krishterëve.
“Kisha katolike është shumë e angazhuar në këtë dialog ekumenik, sepse i tillë është mesazhi i Zotit tonë – të jemi një tërësi, cilët jemi ne, që të ecim të ndarë – thotë Ati, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Papa do të tërheqë në këtë dialog përfaqësuesit e kishave të tjera te ne. – Nuk e di nëse ai do ta bënte këtë me fjalë konkrete, me dokumente konkrete, por me praninë e vet, edhe pse për disa ditë, në jetën tonë, ai do të na japë një sinjal të qartë se të gjithë ne duhet të jemi një tërësi”, “Si Ti, O At, je tek Unë dhe Unë jam te Ti, ashtu edhe ata të jenë te Ne.”
Si në pontifikatin e vet papa Françesku shpeshherë shkon përtej anës teorike, që t’i prekë periferitë ekzistenciale, siç i quan vetë ai, si dhe nevojat e fatmjerëve.
“Ai dëshiron të na thotë se në dallim të logjikës sonë, ekonomia nuk është në qendër të jetës sonë – thotë gjithashtu Ati Ivelin Genov. – Po, ne mund ta udhëheqim shtëpinë tonë të përbashkët, Tokën, por vetëm me ndihmën e dashurisë – dhe jo si një nocion abstrakt, por si një veprim konkret. Prandaj edhe Papa na bëri thirrje që të dalim nga zona jonë e komfortit dhe ta shohim varfërinë, ta prekim realitetin e çdo një njeriu konkret.”
Ai vazhdimisht na jep shembuj personalë – mund ta shohim në një tryezë me njerëzit e pastrehë, t’i dëgjojmë thirrjet e tij për mikpritje ndaj migrantëve, ta ndiejmë angazhimin e tij ndaj viktimave të pafajshëm, duke vizituar vende të ndryshme të nderuara në tërë botën. Nuk është e rastit se ai e ka zgjedhur si moto të vet titullin e një enciklike “Paqja në botë”, të shkruar nga Papa “bullgar Joan XXIII, e cila na bën thirrje për t’i lexuatr shenjat e kohës.
“Edhe sot ne mund të lexojmë shumë shenja, të cilat nuk na lejojnë që të jetojmë në dashuri dhe paqe, madje në vendin tonë – po vazhdon prifti. – Mendoj se mesazhi i Papës do të prekë pikërisht këto sfera – korrupsioni, aborti, përulja para Fuqive të Mëdha, arbitrariteti në legjislacion, emigracioni, ideologjitë e ndryshme – këto janë shenja, të cilat e ndajnë shoqërinë tonë.”
Vizita e Papës do t’u sjellë gëzim 40 fëmijëve në qytet, të cilat do ta pranojnë në zemrat e tyre Krishtin me ndihmën e Atit të Shenjtë. “Ky do të jetë një moment sublim në jetën e tyre, sepse kungata e parë është ai zjarr, i cili e ndez tek ata dashurinë” , tha me këtë rast prifti dhe u kujtua për takimin me Papën Gjon Pavli II në Plovdiv në vitin 2002 – dhurata më e madhe për ditëlindjen e tij të 14.
“Pata ndjenjën se disa herë Papa më shikoi mua – kujtohet Ati Ivelin Genov. – Kështu qe ai e kishte këtë karizmë të depërtonte, ta na prekte veçmas – dhe jo vetëm si turmë njerëzish. Më vijnë ndërmend edhe fjalët në fund të mesazhit të tij ndaj të rinjve: “Jepni kontributin tuaj kështu qe toka e trëndafilave të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një tokë të mikpritjes dhe paqes.” Mendoj se Papa Françesku gjithashtu do ta bëjë këtë thirrje ndaj të rinjve në Rakovski – le të jemi mikpritës, të mos mbyllemi në vetveten dhe ta përhapim paqen e Krishti. Nuk e di sa çfarë mesazhi më të mirë mund të dërgojë një Papa ndaj të rinjve, të cilët vetë ai i quan “të ardhmen e botës”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..