Radio Bullgaria, bashkë me faqet e saj në internet në nëntë gjuhë të huaja dhe në bullgarisht, lexohet në më shumë se 150 shtete në botë dhe ky është një sukses i madh. Këtë e theksoi Bojko Stankushev, analizator në Drejtorinë Programore të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/.
“Radio Bullgaria ka më shumë lexues në Gjermani. Më aktivë janë miqtë tanë në Nordrajn Vestfalen, Bavari, Baden Vyrtemberg, Hesen. Nga Mbretëria e Bashkuar në vend të parë është Londra, kurse në vend të dytë është Mançesteri – siç duket atje ka një interes specifik ndaj informacionit tonë në sajtet e Radio Bullgarisë në të gjitha gjuhët. Nga vendet fqinje lideri absolut është auditori i Turqisë, ku ka një aktivitet shumë të madh të lexuesve të sajteve në bullgarisht. Në vend të parë në klasifikim është Stambolli. Menjëherë pas tij radhiten Ankraja, Bursa, Izmiri. Ka vendbanime relativisht të vogla në Turqi, ku ka universitete, si Mugla, Tekirdag etj. Supozoj se auditori ynë atje përbëhet kryesisht prej studentësh, të cilët na lexojnë në turqisht dhe bullgarisht.
Gjatë 2018-ës vëzhgohet një dinamikë e konsiderueshme dhe kërkim i forcuar në sajtet e Radio Bullgarisë nga konsumatorët e internetit në SHBA. Lexohen shumë publikimet tona në gjuhën angleze. Menjëherë pas kësaj është interesi nga ana e auditorit tonë në Amerikën Veriore dhe në Amerikën Latine ndaj sajteve në greqisht dhe spanjisht. Më aktivë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë në Illinois për shkaqe të kuptueshme – atje është Çikagoja, ku ndodhet bashkësia më e madhe bullgare. Në Shtetin e Kalifornisë vëzhgohet një aktivitet shumë i madh i vizituesve, sidomos në vendet, ku ka parqe të mëdha teknologjike dhe njerëz të arsimuar – ky është një auditor shumë cilësor.”
Sa u përket gjuhëve, të cilat janë më të përhapura ndër auditorin e Radio Bullgarisë në botë, Bojko Stankushev vendos në vend të parë anglishten dhe turqishten. Një pjesë e madhe e bullgarëve të martuar me të huaj lexojnë familjarisht edhe në bullgarisht, edhe në gjuhën e bashkëshortes, ose të bashkëshortit. Kjo bënë përshtypje më të madhe në rajonin e Amerikës Latine, ku posaçërisht Radio Bullgaria vizitohet në 10 shtete. Në vend të parë është Argjentina. Ndoshta kjo i detyrohet faktit se atje banojnë shumë bullgarë dhe një pjesë prej tyre janë në familje dygjuhësore. Ka akoma një hollësi shumë interesante – Radio Bullgaria lexohet më shumë në Shqipëri, në qoftë se auditori llogaritet në bazë të numrit të popullsisë së vendit.
Gjatë 2018-ës e vumë theksin te zhvillimi i internet-sajteve, që çoi në rritje të konsiderueshme të vizitave prej 54 % në krahasim me 2017-ën, theksoi drejtori i përgjithshëm Aleksandër Velev, duke konstatuar një vit të suksesshëm të BNR-së. Shkasi për fjalët e tij është edhe raporti i fundit i Institutit për Studime të Gazetarisë “Rojters” pranë Universitetit në Oksford, sipas të cilit BNR fiton besim më të madh ndër konsumatorët bullgarë të informacionit me 8.01 pika sipas shkallës nga 1 deri në 10.
Gjatë vitit të Presidencës së parë bullgare të Këshillit të BE-së BNR arriti të zhvillojë një fushatë të madhe informative. Në sfondin e shumëllojshmërisë gjuhësore të Evropës ishte me rëndësi të madhe që informacioni për ngjarjet, që u mbajtën në Bullgari, ta përhapet ndër një auditor sa më të madh. BNR ishte media e vetme në vend, e cila dispononte organizimin dhe potencialin e domosdoshëm, nëpërmjet ekipit të Radio Bullgarisë, që ta realizojë këtë. U krijua një nënsajt special kushtuar Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, ku lajmet, intervistat dhe analizat arritën tek auditori në 9 gjuhë të huaja – në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht, shqip, serbisht, greqisht dhe turqisht. Për shkak të punës së saj në këtë periudhë dhe për shkak të traditës që ta prezantojë Bullgarinë para botës, Radio Bullgaria është ndër të nominuarit për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për vitin 2018 për kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin e BNR.
Koncerti solemn, në të cilin do të shpallen mbajtësit e çmimit, do të mbahet këtë mbrëmje. Media e shënon përvjetorin e vet të 84 të krijimit të vet edhe me një konferencë kushtuar së ardhmes së mediave publike në Bullgari dhe në Evropë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..