Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga 20 deri në 50 në ditë janë aplikacionet elektronike për shtetësi bullgare

Nga dita e parë e punës e vitit 2019 njerëzit, të cilët kanë dëshirë të marrin shtetësi bullgare, të ndërrojnë ose të rivendosin shtetësinë e tyre, mund të caktojnë datën dhe orën e paraqitjes së kërkesës dhe të zhvillimit të intervistës vetëm në rrugë elektronike nëpërmjet sistemit të automatizuar elektronik të Drejtorisë “Shtetësi Bullgare” të Ministrisë së Drejtësisë.

Me sistemin e ri do të shkurtohet me pothuajse një vit afati për marrjen e shtetësisë bullgare, sepse deri tashti nga data e paraqitjes së dokumenteve deri në intervistë, kalonte më se një vit” – thekson Desisllava Ahlladova, Zëvendësministre e Drejtësisë:

Foto: justice.government.bgDitën e paraqitjes së kërkesës në se të gjitha dokumentet e domosdoshme janë në rregull, realizohet edhe intervista me kandidatin. Kështu hiqet mundësia që njerëzit të presin në rreshta të gjata për të paraqitur dokumentet ose për të bërë intervistën. Edhe deri tani kandidatët për shtetësi bullgare kalonin përmes kësaj interviste, e cila përfshin pyetje si për njohjen e gjuhës bullgare, ashtu edhe për njohjen e strukturës së institucioneve shtetërore. Kjo është një mundësi për kontakt personal midis Ministrisë së Drejtësisë dhe kandidatit për shtetësi bullgare. Gjithashtu lehtësuam shtetasit nga paraqitja e disa dokumenteve, pasi për kandidatët u hoq një pjesë prej  peshës administrative, pra vetë të paraqesin dëshmitë nga Ministria e Punëve të Brendshme për qëndrim të përhershëm ose afatgjatë në Bullgari, dokument për pagimin e kontributeve shtesë të sigurimit ose për mungesën e detyrimeve, certifikatë për lidhje martese e kështu me radhë. Për ato dokumente do të bëhet një verifikim zyrtar nga Drejtoria “Shtetësi Bullgare” pranë Ministrisë së Drejtësisë. Brenda ditës së parë të punës pas hyrjes së sistemit të ri u paraqitën 20 aplikacione për shtetësi bullgare. Ditët e tjera numri i tyre lëvizte nga 20 deri në 50 në ditë. Sistemi elektronik nuk lejon që nga një e-mail të bëhen disa rezervacione online. Mendojmë se në këtë mënyrë do të kufizohen mundësitë të bëhen disa rezervacione nga shoqatat e avokatëve dhe se nuk do të spekulohet me marrjen e shtetësisë bullgare.” 

Paraqitja e kërkesave në rrugë elektronike është një gjë e zakonshme në shekullin e 21-të. Krahas kësaj pritet që kjo të shkurtojë kohën e procedurës së dhënies së shtetësisë bullgare në bazë të prejardhjes bullgare” – është kategorik politologu Jusef Dakak:

Foto: BGNESAjo që më çudit është propozimi i ri, i cili diskutohet në Ministrinë e Drejtësisë, se kandidatët për shtetësi bullgare mbi bazë të prejardhjes duhet të punojnë në Bullgari. Kjo kërkesë vetvetiu është skandaloze. Në këtë mënyrë do të bllokohen qindra njerëz me prejardhje dhe ndërgjegje bullgare të marrin pasaporta bullgare. Të gjithë e dimë fatin e bashkatdhetarëve në Maqedoni, të bullgarëve në Besarabi. Gjëja më e vogël, të cilën mund të bëjë shteti bullgar për ata njerëz për të lehtësuar procedurën e marrjes së pasaportave bullgare është të respektojë ligjet e veta dhe afatet e parashikuara në to. Mendoj, se në radhë të parë Bullgaria duhet të sigurojë shtetësi mbi bazë të prejardhjes, mbi bazë të martesës dhe jo mbi bazën e procedurës për tërheqjen e investitorëve, sepse ata tekstualisht e blejnë shtetësinë. Shtetësia është një akt i lidhjes personale midis shtetasve të një vendi dhe vetë shtetit. Kur një lidhje e tillë personale mund të arrihet nëpërmjet pagimit, atëherë ajo shtrembërohet dhe kthehet në diçka tjetër."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD