Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trashëgimia kulturore dhe historike përsëri në focus

Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni ndihmojnë projektet kulturore në Bullgari

Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar në Bullgari për periudhën janar-tetor 2018 tejkalojnë 3,4 miliardë euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare nga fundi i vitit të kaluar. Lidhja e fort midis kulturës dhe turizmit mund të sigurojë si investime në të dy sektorët, kështu dhe një interes më të madh ndaj vendit tonë prej turistëve nga e gjithë bota. Duke ruajtur dhe popullarizuar trashëgiminë e vet të pasur dhe të paçmuar kulturore dhe historike, Bullgaria do të kthehet në një destinacion turistik edhe më të njohur.

Duke e vlerësuar rolin kyç të trashëgimisë për imazhin ndërkombëtar të Bullgarisë, Ministria e Kulturës paraqiti programin e vet “Sipërmarrësi Kulturore, trashëgimi dhe bashkëpunim” 2014-2021, qëllimi i të cilit krahas me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, është dhe krijimi i një përmbajtjeje të re kulturore. Programi është hartuar pas takimeve me ekspertë mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe artet moderne. Prandaj një nga prioritetet është lidhur pikërisht me trashëgiminë e luajtshme kulturore, e cila e kthen programin “Sipërmarrësi kulturore, trashëgimi dhe bashkëpunim” në një nga të paktat, të cilat sigurojnë mundësi për prezantimin e saj në mënyrë të re, në ambiente të reja dhe me nëpunës të arsimuar, të cilat të prezantojnë artefaktet e ekspozuara para turistëve vendas dhe të huaj.

"Partneriteti i mirë është shumë i rëndësishëm për programin" – tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Zëvendësministrja e Kulturës Amelia Gesheva dhe shtoi:

Shpresojmë se rreth 50% nga projektet , të cilat do të parashtrohen do të jenë me pjesëmarrjen e vendeve-donatore. Unë gëzohem se po zhvillohet dhe një tendencë, e cila ka filluar nga periudha e mëparshme programore, e lidhur me digjitalizimin e trashëgimisë kulturore. Një nga masat në program është drejtuar pikërisht tek digjitalizimi i trashëgimisë. Një qëllim shumë i rëndësishëm, të cilin duam ta arrijmë është zgjerimi i publikut dhe tërheqja e të rinjve në muzetë dhe galeritë – institucionet kulturore, të cilat ruajnë trashëgiminë kulturore”.

Financimi i programit “Sipërmarrësi kulturore, trashëgimi dhe bashkëpunim” është në përmasë të 10 milionë eurove, të siguruara nga Mekanizmi Financiar i Hapësirës Ekonomike Evropiane. Mjetet në të  janë siguruar  nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Islandës dhe Principata e Lihtenshtajnit, kurse qëllimi është kufizimi i dallimeve ekonomike dhe sociale në Evropë dhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale në fushën e kulturës, shoqërisë civile, drejtimit të mirë, të drejtave themelore dhe lirive e tjera.

Sipas Amelia Geshevës gjatë muajit mars do të shqyrtohen projekte, të lidhura me artet moderne dhe popullarizimin e kulturave tradicionale dhe zanateve. Ajo shprehu kënaqësi se dy organizata tanimë kanë dhënë propozimet e veta në këtë drejtim. Sipas saj projektet, të cilat anëtarësojnë duhet të popullarizojnë objektet kulturore ndër një publik të gjerë – jo vetëm në kryeqytet, por dhe në regjionet e tjera. Prandaj programi lejon financimin e festivaleve të ndryshme dhe ekspozita udhëtuese. Ndër projektet e realizuara me mjete nga vendet-donatore janë ekspozita “Legjenda në flori”. Thesaret trake nga Bullgaria” në qytetin norvegjez Bergen – një projekt për socializmin e trashëgimisë kulturore, i realizuar nga bashkia e qytetit Kazanllëk, si dhe një projekt i bashkisë së Plovdivit për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore, në kuadrin e të cilit në të gjitha muzetë në qytet  janë krijuar qendra digjitalizimi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: eeagrants.bg dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD

Lumi Jantra tregon histori: kajak midis mrekullive shkëmbore dhe tuneleve të gjelbra

Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..

botuar më 24-12-15 9.25.PD