Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marina Gospodinova për “Vitet e arta të xhazit”

Foto: arkiv personal

E njohim këngëtaren e xhazit nga shfaqjet e saj të përbashkëta me pothuajse të gjithë xhaz-muzikantët prijës tek ne pianistët Angjell Zaberski-biri dhe Vasill Parmakov, kitaristët Shibill Benev dhe Aleksandër Kumanov, Pepi Sllavov-biri, i cili i bie kontrabasit , Gjeorgji Donçev dhe Dimitër Shanov, saksofonisti Petër Momçev dhe shumë të tjerë. Marina, e cila ka përfunduar të kënduar pop dhe xhaz në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, sot po jep mësim në po këtë degë në Akademinë për Art Muzikor, të Vallëzimit dhe të Arteve të Bukura në qytetin e Plovdivit. Gjatë viteve të fundit këngëtarja merr pjesë në disa projekte të suksesshme. Mes tyre është “Xhazi këndon në gjuhën bullgare” në të cilin është bashkë me Antoni Donçevin – piano, Venci Bllagoev – bori dhe iniciator i projektit dhe poeteshën Maria Doneva. Me një vëmendje të veçantë sillet ndaj vargut “Vitet e arta të Xhazit”, ku këndon këngë të Ela Ficxherald, Luis Armstrong, Frank Sinatra, Toni Benet, Bili Holidej, Nat King Koll, Sara Von, Eta Xhejms, Rej Çarëllz... Fillimin e vë gjatë vitit 2016 me idenë të mund t’i përkushtojë nderim disa nga emrat më të mëdhenj në historinë e gjinisë, këngët e të cilëve nuk ndalojnë të na emocionojnë dhe sot.

Ato kanë tingëlluar në kohën midis të dyja luftërave botërore, kur xhazi kthehet në diçka më shumë se muzikë – ai bëhet një fenomen social dhe formon botëkuptimin e disa brezave me radhë – thotë Marina. Kjo muzikë sjell optimizëm dhe një joshje të papërsëritur, krijon ndjenjën e luksit dhe finesit. “Vitet e arta të xhazit” u bë një projekt mjaft i njohur. Jam e lumtur, se ajo të cilën e shikoja në ëndrrat e mia më të guximshme, në mënyrë të papritur për mua, u realizua. Përpara ca kohe në mënyrë krejtësisht spontane vendosa të bëj një program, në të cilin të këndoj nga diçka të njohur nga çdo një këngëtar i xhazit. E di se ka njerëz, të cilët akoma nuk kanë qenë në koncert të xhazit. Në qoftë se duan të njihen me këtë muzikë, mendoj se “Vitet e arta...” do të jetë një start shumë i mirë për ta. Do të dëgjojnë këngë të njohura, të cilat janë emblemë për çdo një këngëtar, emri i të cilit është në program. Akoma në koncertin e parë pamë se njerëzit reagojnë në mënyrë shumë të përzemërt. Duket sa kanë pasur domosdoshmëri për një përjetim të tillë. Publiku, i cili vjen, është në moshë të ndryshme-shikoj shumë njerëz të rinj, shikoj dhe njerëz në moshë mesatare... Pavarësisht se zakonisht interpretojmë programin nëpër klube, publiku dëgjon me shumë vëmendje sikurse është në koncert, që është një befasi shumë e këndshme dhe për mua. Gjatë viteve e zhvilluam idenë, shtoja këngë, ftoja miq-solist të ndryshëm. Në koncertin e ardhshëm miku ynë është Mihaill Josifov i cili i bie borisë – një muzikant shumë interesant, i cili e pasuron programin me individualitetin e vet.


Më 2 shkurt ditën e shtunë, Marina Gospodinova do të prezantojë “Vitet e arta të xhazit” në studion numër 5 në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Do ta shoqërojnë Milen Kukosharov – piano, Dimitër Karamfillov – kontrabas, Atanas Popov – bateri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përmes 100 tokave" - Vjara Panteleeva na çon në një udhëtim drejt vetvetes

Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..

botuar më 24-06-13 11.35.PD

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD