Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019

Ekspozitë kushtuar veprës së prof. Widen Tabakoff në qytetin Plovdiv

Foto: archives.government.bg

Inxhinieri bullgar i aviacionit profesor Widen Tabakoff ishte në ekipin që dërgoi njeriun e parë në Hënë. Ai shpiki një aliazh, i cili u reziston temperaturave të larta dhe mbron motorin e raketës. Këtë e tha ish piloti i gjuajtësve në Forcat Ushtarako Ajrore të ShBA-së Georgi Drenski në hapjen e ekspozitës dokumentare “Kozmosi i pafundmë i mendimit njerëzor” kushtuar jetës dhe veprës së këtij shkencëtari bullgar.

Profesori Tabakoff është një shkencëtar me famë botërore në studimet kozmike, për të cilin tek ne dihet pak. Në vitin 2014, pak para vdekjes së tij, ai u shpall anëtar nderi i NASA-s. Në Universitetin në Sinsinati prof. Tabakoff përgatiti më se 300 specialistë të mekanikës inxhinierike. Ishte pjesë e shumë projekteve sekrete”, tha Rumjana Atanasova, organizatore e ekspozitës së bashku me Arkivin Shtetëror.

Profesori Tabakoff është një shembull se si një njeri nga fshati i vogël Stakevci, rajoni i qytetit Bellogradçik, mund të arrijë lartësitë e kozmonautikës. Para se të nisë drejt Hënës, astronauti Nеil Armstrong, i cili ishte mik i ngushtë i shkencëtarit bullgar, e pyeti  a do të kthehet i gjallë. Profesori Tabakoff e siguroi se “Apolo” do të plotësojë misionin me sukses” – tregoi Georgi Drenski – doktorant i fundit i profesorit Tabakoff në Universitetin në Sinsinati.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD