Njeriu nuk mund të dëgjojë dhe të shikojë të gjithë muzikantët e njohur, por mund të provojë. Mbase një mendim i tillë i kishte motivuar qindra fansat, të cilët zgjodhën ditën e diel në mbrëmje “koncertin e Vjenës” të Filarmonisë së Sofjes të dirigjuar nga Allfred Eshve (Alfred Eschwé). Me siguri nuk u ka ardhur keq për zgjedhjen të cilën e kanë bërë. Dëgjuam krijime nga “faqet e arta”, plot me emocion, ndjenje të përkryer artistike, me shumë stil.
Me siguri ftesat e drejtuara emrave të mëdhenj të skenës botërore, janë një peshqesh i shkëlqyer për publikun bullgar pikërisht në stinën festive të 90 të Filarmonisë. Dhe mbase është politika më e mirë nga ana e udhëheqësve të orkestrës, që pa dyshim i kanë vënë vetes qëllime të larta.
Zoti Eshve ka dirigjuar qindra spektakle të operës. Ka qenë dirigjent-mysafir në Teatro Regio në Torino, Teatro Bellini në Katania, Teatro Massimo në Palermo, si dhe në teatrot e operës në Berlin, Munih, Cyrih, Tokio, Helsinki.... Gjatë vitit 1989 ai ka bërë pjesë e ekipit të Volksoper Wien, ku prej viteve është drejtor muzikor. Debutimi i tij në Hamburgischen Staatsoper ka qenë gjatë vitit 1998 dhe që atëherë rregullisht është dirigjent-mysafir aty. Ai ka lindur në Vjenë, ka përfunduar degën e pianos dhe të dirigjimit në konservatorin e Vjenës dhe Universität für Musik und darstellende Kunst Wien. Mes mësuesve të tij ka qewnë dirigjenti legjendar dhe pedagog Hans Swarowsky. Si student ka mësuar në mënyrë të thelluar krijimet e një sërë kompozitorëve. Që atëherë daton dhe dashuria e tij e “dytë” dhe jo më pak e fortë ndaj muzikës simfonike. Dirigjon koncerte në salla prestigjioze si Hamburger Konzerthalle, Berliner Philharmonie dhe më shpesh në Musikverein të Vjenës, bashkë me orkestrën simfonike të Hamburgut, orkestrën WDR të radios së Këlnit e të tjera.
Për zotin Eshve kjo qe vizita e parë në Bullgari, takimi i parë me orkestrën bullgare, mbase dhe intervista e parë për një medie bullgare. Për Radio Bullgarinë ai tregoi sesi e ka zgjedhur programin për koncertin në Sofje, cilat janë përshtypjet e tij nga orkestra, si dhe hollësira për preferencat e tij profesionale:
“Mora ftesën nga (filarmonia e Sofjes) dhe kjo më gëzoi shumë, me qenë se ishte e papritur. Si një banues i Vjenës zgjodha kompozitorë, krijimtaria e të cilëve është e njohur dhe e afërt për mua – Mocart, Shubert (muzika e Shubertit është shumë e dashur prej meje), Betoven... Veprat janë të shquara dhe që të gjitha janë shkruar në Vjenë. Betoveni ka lindur në Gjermani, por ka jetuar në kryeqytetin tonë, kurse “Eroika” (e cila tingëlloi në koncert) është simfonia e tij e parë e madhe, një nga krijimet e tij të mëdha. Jam i befasuar dhe jam shumë i gëzuar nga niveli i Filarmonisë së Sofjes. U mundova të arrij “stilin e Vjenës” u formua një kontakt shumë i mire mes meje dhe muzikantëve.
Me të vërtetë unë jam para së gjithësh një dirigjent i operës, por bëj dhe shumë koncerte. Unë e dua operën, por i pëlqej shumë dhe shfaqjet e koncerteve. Në qoftë se duhet të bëj krahasim, në partiturën e veprave operistike , përveç orkestrës ka dhe parti vokale, të cilat dirigjenti po kështu duhet t’i ndjekë. Puna me orkestrën simfonike është krejtësisht e ndryshme. Duhet të them se si student i studiova këto, si dhe shumë krijime të tjera. E njoh mirë dhe muzikën e Johan Shtrausit. Në Vjenë punoj me orkestër, me të cilin interpretojmë muzikën e Shtrausit-baba dhe të “familjes Shtraus”. Me këtë orkestër prej viteve bëjmë koncerte të shumta dhe turne – në Japoni, Shtetet e Bashkuara... Për koncertin në Sofje po kështu propozova muzikën e Shtrausit, por m’u përgjigjën se sipas traditës ajo tingëllon kryesisht në festat e Vitit të Ri, prandaj zgjodha këtë program, i cili po kështu është “i Vjenës”.
Shumë herë kam bërë koncerte operistike në të hapur në Austri, në të cilat kanë marrë pjesë dhe këngëtarë bullgarë. Zërat e bukur bullgarë janë të njohur në të gjithë botën. Aktualisht në Volksoper nuk kemi emra bullgarë, por në Tearin operistik shtetëror të Vjenës Wiener Staatsoper, ku po kështu kam dirigjuar , ka këngëtarë bullgarë, të cilët janë të njohur në të gjithë Evropën. Derisa jam në Sofje do të doja të njihem dhe me këngëtarë të tjerë bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..