Për të dytën herë me radhë Koalicioni për Alfabetizmin Mediatik organizon një fushatë të lidhur me sigurinë e fëmijëve në hapësirën digjitale dhe mediatike. Ditët e Alfabetizmit Mediatik 2019 (4 shkurt – 10 mars) i janë kushtuar informacionit të rremë nëpërmjet iniciativave dhe trajnimeve të posaçme, të cilat ta formojnë të menduarin kritik ndër nxënësit e gjimnazit dhe ndër studentët në degën e gazetarisë.
Në procesin e arsimimit mediatik, në kuadrin e fushatës, janë përfshirë edhe prindërit. Në saje të një akademie speciale për prindërit, ata do të kuptojnë për shembull se si t’i mësojnë fëmijët për ta përdorur internetin dhe cila është mosha më e përshtatshme për këtë. Çdo një pjesëmarrës do të mund të mësojë se si krijohet hapësira e sigurt në internet dhe çfarë masash parandaluese duhet të marrë para se ta lërë fëmijën e vet në botën virtuale. Vullnetarët nga Kryqi i Kuq bashkë me ekspertët nga Qendra për Internet të Sigurt do ta përgatitin një video “5 fakte për gënjeshtrën”, që do të përhapet në rrjetet sociale. Programi interaktiv përfshin dhe konkurse të ndryshme, të cilat e drejtojnë vëmendjen ndaj temës kryesore – kontrolli i fakteve dhe i burimeve të tyre.
“Çdonjëri mund ta seleksionojë informacionin, në qoftë se është mësuar të ketë vështrim kritik – thotë Kristina Hristova, koordinatore e Koalicionit për Alfabetizmin Mediatik. – Fëmijët janë kaq të prirë, sa edhe të rriturit. Është me rëndësi që të jenë mësuar për të menduar mbi informacionin e përdorur, ashtu siç do të mendonin për rrobat me të cilat do të vishen, ushqimin ose teknikën që blejnë. Kështu siç duan të dinë nga ku kanë ardhur mallrat dhe kush është prodhuesi i tyre, ashtu duhet të interesohen edhe për burimin e informacionit. Sipas Kristina Hristovës në programet arsimore nuk i është kushtuar vëmendje të mjaftueshme formimit të të menduarit kritik. Pikërisht për këtë shkak qëllimi i Koalicionit për Alfabetizmin Mediatik është që t’i bashkojë ekspertët e ndryshëm, të cilët me dituritë dhe përvojën e tyre të marrin pjesë në përpunimin e metodikave, të cilat pas kësaj të ofrohen në Ministrinë e Arsimit.”
Tema e lajmeve të rreme bëhet gjithnjë e më aktuale në plan botëror, ndërsa në hapësirën e internetit fëmijët janë tepër të prekshëm, sidomos në qoftë se nuk disponojnë dituri elementare për të lundruar në oqeanin virtual të informacionit. Sipas të dhënave të UNICEF-it 87 për qind e fëmijëve bullgarë lundrojnë rregullisht në hapësirën e internetit, prandaj Koalicioni shpreson se alfabetizmi mediatik duhet të bëhet pjesë e procesit arsimor jo si një lëndë e veçantë mësimore, por si një instrument suplementar në të gjitha lëndët mësimore.
“Kjo është një mundësi për analizë kritike të informacionit, për përdorimit të saj dhe të parandalimit të rreziqeve në internet. Të gjitha këto elemente duhet të shqyrtohen vazhdimisht” – është kategorike Kristina Kristova.
Ndërsa rreziqet në internet dihen që prej shumë kohe. Vetëm gjatë vitit 2016 dhe 2017 sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit u regjistruan 8000 raste të torturës në shkollë. Rastet e torturës në internet gjatë vitit 2016 janë 38 për qind, që sipas Ministrisë është në “kërcim” i madh me 25 për qind në krahasim me vitin 2010.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: gramoten.li
Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe..
Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një..