Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Holiday and SPA Expo” me theks mbi turizmin balnear dhe SPA

Foto: BTA

Për herë të 36-të nga 14 deri më 16 shkurt kryeqyteti bullgar Sofja është mikpritës i ekspozitës ndërkombëtare “Holiday and SPA Expo”. Në kuadrin e forumit më të madh turistik tek ne marrin pjesë hotelierë, turoperatorë dhe destinacione turistike nga 25 shtete. Numri i përbashkët i pjesëmarrësve është 380. Theksi sivjet është prezantimi i mundësive për turizëm balnear dhe SPA dhe në këtë lidhje në të marrin pjesë përfaqësues të shumë klinikave dhe qendrave mjekësore.

Në ambientet e “Inter Expo Center” në Sofje janë treguar produktet dhe teknologjitë më të reja të lidhura me pajisjen e salloneve dhe qendrave për bukuri dhe procedura SPA. Përveç kësaj ngjarjet dhe shërbimet e veta prezantojnë institucione kulturore, shoqata rajonale, muze, bashki, ambasada, kompani ajrore etj. Adhuruesit e verërës, të cilët do të vizitojnë ekspozitën, do të mbeten të kënaqur, sepse prodhues nga tërë Bullgaria tregojnë dhe ofrojnë për degustimin produktet e tyre. Njerëzit, të cilët planifikojnë paraprakisht pushimet e tyre verore, mund të bëjnë prenotime në kushte të favorshme në stendat e agjencive të ndryshme turistike dhe hoteleve.

Kjo ekspozitë është një mundësi e shkëlqyer për të treguar potencialin e turizmit bullgar. Ai është i madh dhe ne po shikojmë frytet e përpjekjeve të përbashkëta gjatë tri viteve të fundit” – tha Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova gjatë hapjes së ekspozitës dhe prognozoi se ky vit do të jetë shumë dinamik për tërë sektorin. Angellkova përdori rastin për të prezantuar iniciativën e re te ministrisë së turizmit, të quajtur “Natyrisht në Nullgari –2019 – viti i turizmit të brendshëm”. Qëllimi i saj është popullarizimi i objekteve turistike më të vogla dhe më pak të njohura tek ne.

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit. Këtu kemi mundësi të tregojmë jo vetëm turizmin tonë balnear dhe SPA, por edhe mundësitë për turizëm aventuresk dhe fetar, bashkë me risitë në turizmin veror dhe dimëror. Gjatë vitit të kaluar 3 700 000 bullgarë kanë fjetur në vendet për akomodim, kjo është një rritje 2,3%, e cila tregon se është me rëndësi që të tregojmë sa më shumë Bullgarinë.”

Ministrja Angellkova nënvizoi se rezultatet e mira janë në sajë të përpjekjeve jo vetëm të sektorit turistik, por edhe të bashkive dhe të qeverisë dhe ajo deklaroi se puna në këtë drejtim do të vazhdojë, sepse është e rëndësishme për imazhin e Bullgarisë. Forumi Ndërkombëtar i Investimeve, i cili do të zhvillohet më 30 dhe 31 maj në vendpushimin bregdetar Slënçev Brjag (Sunny Beach), do të prezantojë para shumë afaristëve të huaj mundësitë për investime në turizmin tonë. Një nga detyrat me rëndësi për Ministrinë e Turizmit është promovimi i vendit si destinacion për turizëm të kongreseve, sepse disponojmë me kushte shumë të mira për këtë. Sipas Nikolina Angellkovës, përveç në qytetet e mëdha bullgare, ky lloj turizmi mund të zhvillohet në vendpushimet detare dhe malore në muajt që nuk janë aq aktivë – prill-maj dhe tetor – nëntor.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD

Maja Stançov Kamëk është një xhevahir në kurorën e Rodopeve Perëndimore - një eko-shteg i ri në bashkinë Llëki

Bashkia Llëki e Rodopeve po punon për ndërtimin e një eko-shtegu të ri që do të çojë drejt majës emblematike Stançov Kamëk, mësojmë nga faqja e internetit bgtourism.bg. Maja është 1299 m e lartë dhe fjalë për fjalë qëndron mbi qytetin Llëki. Tani pjesa..

botuar më 24-07-14 8.40.PD

#Buzlluxha: simboli komunist bullgar është bërë i famshëm në Instagram

Monumenti i braktisur në majën Buzlluxha është bërë i famshëm në Instagram, duke zënë vendin e 10-të në renditjen e ndërtesave të braktisura më të vizituara në botë. Të dhënat e kompanisë së sigurimeve Alan Boswell Group, e specializuar në..

botuar më 24-07-13 9.30.PD