Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikë e paharrueshme dhe interpretues të talentuar të rinj në Evergreen Fest – 2019

Para disa ditësh në Sofje u zhvillua edicioni i parë i Evergreen Fest. Autori i idesë për këtë festival të muzikës së paharrueshme pop dhe xhaz është Rumjana Koceva – këngëtare e stilit pop dhe pedagoge vokale. Bashkëmendimtarët dhe partnerët e saj në organizimin e ngjarjes janë fondacioni “Muzika Viva” dhe ekipi i vatrës kulturore “Dr. Petër Beron” – bashkëorganizator i aktivitetit, i cili ka siguruar dhe pjesën kryesore të buxhetit. Festivali mori përkrahje morale dhe materiale edhe nga Yuji Miyata dhe nga fondacioni i tij “Java e Paqes”. Japonezi i famshëm, i cili ua ka kushtuar jetën e vet kauzave fisnike, e ka vizituar vendin tonë shumë herë.


Ai është mik i vjetër i klasës sime të këndimit pop dhe xhaz si dhe mik imi – na tha Rumjana Koceva. – Bashkë me të disa vite organizonim koncerte me rastin e 21 shtatorit – Ditës Botërore të Paqes. Ai e përkrahte me gëzim idenë time për koncerte me këngë të njohura bullgare nga e kaluara e afërt. Prandaj edhe tani na ndihmoi për këtë festival.

Evergreen Fest është vazhdim i serisë së koncerteve, të organizuara nga unë në periudhën 2012–2016 – thotë gjithashtu zonja Koceva. – “Atje nxënësit e mi paraqitën këngë bullgare të krijuara në periudhën nga vitet 60 të shekullit të kaluar deri në fillimin e shekullit tonë. Në festivalin, i cili sapo mbaroi, u interpretuan xhaz-standarde dhe këngë evergreen vetëm në anglisht, ndërsa pjesëmarrësit ishin nga tërë Bullgaria. Të gjithë këta emra dhe këngë, të cilët kanë arritur te ne, janë të vlershme, me melodi dhe tekste të bukura, me mesazhe të vërteta, ato na tregojnë histori dhe përjetime të bukura. E di se në procesin e punës fëmijët do të ndeshen me vështirësi dhe do të kuptojnë se interpretimi i këtyre këngëve nuk është kaq i lehtë, siç duket në shikim të parë. Ndër të tjera pjesëmarrësit u ndeshën me probleme të tilla edhe gjatë interpretimit të këngëve bullgare. Kjo muzikë, e cila kërkon më shumë aftësi, më shumë fines, është krijuar nga mjeshtër të mëdhenj dhe është interpretuar nga mjeshtër të mëdhenj. Për të gjithë është mirë të mësohen nga më të mëdhenjtë. Ndërsa pas kësaj fëmijët mund të orientohen te muzika “moderne” dhe t’i aplikojnë dituritë e tyre, edhe si interpretues, edhe si autorë këngësh të reja.


Në edicionin e parë të festivalit pjesëmarrësit (në moshën nga 7 deri në 35 vjeç) u ndanë në gjashtë grupe – pesë grupe moshe dhe një për duete, trio etj. Në juri ftuam profesionistë të shquar – këngëtarët e xhazit Kamelia Todorova dhe Vasill Petrov, gazetari Svetosllav Nikollov. Ata duhej të zgjidhnin një favorit nga çdo një grup, kishim dhe disa dekorata speciale – çmimin e “Muzikës Viva”, të vatrës kulturore “Dr. Petër Beron” etj. Të gjithë ata u habitën se sa shumë këngëtarë të rinj u paraqitën në këtë festival. Le të nënvizoj se ai nuk ishte planifikuar si konkurs por më tepër si festë. U befasuam se sa shumë fëmijë tashmë kanë në repertorin e tyre shkollor këngë të tilla. Kishim përfaqësues të shkollave vokale si dhe nga shkollat, ku mësimet zhvillohen në gjuhën angleze. Bënë përshtypje fëmijët e përgatitur në shkollën në Sevlievo nga pedagogja vokale Cenka Gorallova, në Qendrën Art Voice në Plovdiv me pedagoge vokale Rumjana Ivanova, nga shkolla vokale e Rosica Jordanovës në Sofje, fëmijët nga Bllagoevgradi etj.

Pas koncertit përfundimtar edhe pjesëmarrësit, edhe publiku ishin unanimë – ideja e mrekullueshme u realizua në të njëjtën mënyrë. Në të vërtetë ishim të pranishëm në një festë të shkëlqyeshme, dëgjuam muzikë të paharrueshme në interpretim të fëmijëve dhe të të rinjve të talentuar bullgarë.

Supozoj se vitin tjetër do të ketë një interes edhe më të madh – tha gjithashtu Rumjana Koceva. Po planifikoj ta ndryshojë pak rregulloren, që të ndahet programi i konkursit nga ai i festivalit. Shumicës së fëmijëve u pëlqejnë shumë garat dhe duan të marrin dekorata. Kam dëshirë të përfshij edhe këngë bullgare evergreen. Kjo që bëmë me nxënësit tanë ishte jashtëzakonisht e vlershme dhe mendoj se ajo do të jetë me vlerë edhe për të gjithë fëmijët-këngëtarë në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Evergreen Fest




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD