Bullgarët, rumunët, moldavianët dhe maqedonasit do të përshëndesin ardhjen e pranverës me “Pranverë ballkanike në të kuqe e të bardhë “. Festa do të zhvillohet në Milano më 24 shkurt dhe i kushtohet 1 marsit – dita, kur u vëmë njerëzve tanë të dashur nga një amulet për shëndet, të punuar prej fijeve të bardha dhe të kuqe. Në Bullgari ky amulet quhet “martenica” (verore) dhe jepet në festën e quajtur “Gjyshja Marta”, në Rumani dhe Moldavi është “marcishor” (Mărțișor), kurse në Maqedoninë e Veriut “martinka”. Gjatë vitit 2017 verorja ishte shtuar në Listën përfaqësive të elementeve të trashëgimisë kulturore jo materiale të njerëzimit pasi ishte nominuar prej katër shteteve – një fakt, i cili provokoi bashkësitë ballkanike në Milano të organizojnë një festë të përbashkët.
“Në praktikë, në fillim këto ishin punishte për verore pranë Shkollës Bullgare në Milano. Pas propozimit për shpalljen e verores për trashëgimi jo materiale kulturore të UNESKO-s, në bazë të idesë së avokates Marija Gançeva – zëvendës kryetarja e qendrës sonë, vendosëm të zgjerojmë këta laboratorë dhe drejt kombeve të tjera, të cilat e kanë të njëjtën traditë”, tha Gergana Hristova – kryetare e Qendrës kulturore dhe të gjuhëve të huaja “Këtu Bullgaria” dhe Shkollës Bullgare të ditës së diel në Milano.
Për vit të tretë të radhës festa ballkanike organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Italiano-Rumune në Milano, asociacionin moldavian “Vatra Neamului” dhe Asociacionin kulturor maqedonas “Ura prej guri”. Ngjarja do të kalojë nën patronazhin e Bashkisë së qytetit Milano dhe të Konsullatave të Përgjithshme të Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë në qytetin italian. Një juri do të zgjedhë veroret më të bukura, të punuara prej fëmijëve me ndihmën e ekspertëve nga katër asociacionet kulturore dhe prej prindërve nga shkolla bullgare. Festa do të përfundojë me një klasë të valleve popullore bullgare, nën drejtimin e grupit folklorik “Veselie”.
“Pranvera ballkanike në të kuqe e të bardhë” është e menduar si një ditë e përmbushur me ngjarje të shumta – “një mësim i vlefshëm për fëmijët tanë për solidaritet dhe këmbim të vlerave të përbashkëta kulturore dhe të traditave të bashkësive ballkanike në Milano. Kjo është mënyra, në bazë të së cilës kjo trashëgimi mund të vazhdojë të transmetohet nga brezi në brez, duke lidhur rrënjët e thella me ndjenjën kozmopolite për bashkësi”, thonë organizatorët.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: FB Centro linguistico e culturale Qui Bulgaria
Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..
Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..