Athina nuk e njeh “minoritetin maqedonas” në Greqi
Burime diplomatike greke hodhën poshtë “pohimet e papranueshme” në një reportazh të BBC-së, në të cilin flitet për “minoritet maqedonas” në Greqi, informoi “Kathimerini”, Në këtë sfond Ministri i mbrojtjes i Greqisë admiral Evangelos Apostolakis deklaroi: “Ne synojmë që të bëhemi partner kryesor strategjik i mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe forcimin e bashkëpunimit në Ballkan. Po të japë Greqia kontributin e saj për transformimin e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, kjo do të parandalojë ndikimin e kandidatëve të tjerë rajonalë, të cilët mund të përpiqen të korrin përfitime dhe të ushtrojnë ndikim mbi fqinjin tonë verior.”
Kriza parlamentare mund të pengojë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian
Pavarësisht nga këshillat e BE-së, opozita shqiptare mbetet jashtë parlamentit. Partia Demokratike e Lulzim Bashës mendon se në vend të që humbë kohën e vet në debate me socialistët, është më mirë që të zhvillojë agjitacion nëpër Shqipërinë për zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Edi Rama komentoi se “vendimi për lënien e mandateve nga opozita është zgjedhja më e keqe e saj, lajm tejet i keq për demokracinë”. Për herë të parë ai pohoi se ky vendim mund të çojë në bllokimin e negociatave për Shqipërinë në BE gjatë këtij viti, por ishte kategorik se zgjedhje të reja do të ketë që gjatë korrikut të 2021.
Serbia dhe Kosova – ndryshim i kufirit apo ngrirje e negociatave
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç hodhi poshtë informacionet në mediat gjermane dhe kosovare për këtë se ekziston një plan i koordinuar për nënshkrimin e marrëveshjes për Kosovën më 12 qershor në Uashington. Sipas pohimeve në fjalë Serbia do të merrte territore në veri të lumit Ibër, në këmbim të Preshevës dhe Medvegjës, të cilat do t’i bashkoheshin Kosovës. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta garantonin trafikun ndërkombëtar në korridorin numër 10, i cili do të kalonte në duart e shqiptarëve. Mitrovica do të merrte një status të veçantë ndërkombëtar. Opozita në Beograd akuzoi qvereritarët për këtë se negociatat për Kosovën shkelin Kushtetutën e Serbisë, kurse ajo në Kosovë është e pakënaqur me shkëmbimet e propozuara territoriale. Mosmarrëveshjet çojnë në ngrirjen e radhës të konfliktit.
Rumania po heton komisionerë evropianë
Në Вruksel ishin befasuar kur në mënyrë jozyrtare morën informacione për këtë se Zyra speciale për hetimin e krimeve pranë sistemit gjyqësor të Rumanisë po heton zëvendës kryetarin e Komisionit Evropian Frans Timmermans. Kundër tij dhe prokurorit të përgjithshëm të Rumanisë Augustin Lazar, drejtorit të e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bukuresht Angela Cristea dhe komisioneres për çështjet e drejtësisë Vera Jourova janë ngritur akuza për krijimin e një grupi kriminal, për shpërdorime të detyrës, mashtrim intelektual dhe përhapjen e informacioneve të rreme në lidhje me falsifikimin e raportit për Rumaninë në kuadrin e Mekanizmit për bashkëpunim dhe verifikim. Reagimi i Komisionit Evropian ishte i shkurtër dhe i përmbajtur: “Komisionerët evropianë nuk janë nën juridiksionin e Rumanisë”. Por të gjithë shtetasit e Rumanisë mbeten nën juridiksionin e saj.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..