Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ketë së shpejti krizë ekonomike - ekonomistët dhe përfaqësuesit e pushtetit me prognoza dhe pritje të ndryshme

Foto: BGNES

A do të ketë së shpejti krizë të re globale – ekonomike, financiare, të borxhit. Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkuan dje ekonomistë, afaristë dhe përfaqësues të pushtetit në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Shkolla e Lartë e Sigurimeve dhe Financave, por nuk arritën deri te një konkluzion i përbashkët.

Derisa në Evropë gjatë këtij viti pritet ulje e treguesve ekonomikë, tendenca te ne është e kundërta. Kjo u bë e qartë nga fjalët e Marijana Nikollovës, Zëvendëskryeministre e politikës ekonomike dhe demografike.  

Parashikimi është për ngadalësim të rritjes ekonomike në Evropë gjatë vitit 2019 – tha ajo. – Në këtë sfond prognoza për Bullgarinë është për një përshpejtim të lehtë të rritjes së ekonomisë. Të dhënat e fundit të Eurostatit tregojnë se tani për tani ekonomia jonë paraqitet më mirë nga niveli mesatar i BE-së. Mirëpo, nga ana tjetër ajo ka nevojë për tempe më të shpejta, që të arrijë standardin e jetesës në Evropën Perëndimore.

Prognoza më optimiste është e Zëvendësministrit të Ekonomisë Llëçezar Borisov, sipas të cilit gjatë dy, tre, katër viteve në vijim te ne nuk do të ketë krizë ekonomike, në rast se nuk ka kataklizëm në mjedisin global. Ai shtoi se vendi ynë është afër kulmit të rritjes së vet ekonomike dhe duhet të jetë gati për kataklizëm ekonomik pas disa vitesh.

Ekzistojnë disa tendenca regjionale, të cilat kanë ndikim global – tha gjithashtu Zëvendësministri.  Për shembull gjendja e ekonomisë kineze, Brexit – por këtu po shoh më tepër mundësi për tërheqjen e investimeve, sepse kompanitë vendase shfaqin interes ndaj nesh, marrëdhëniet Rusia – Ukraina. Mirëpo, në këtë sferë duhet të jemi shumë të vëmendshëm, sepse regjimet e tepërta të sanksionimit mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi ekonominë bullgare. Sigurisht që ne, si anëtarë të BE-së, duhet të bëjmë përpjekje që kjo të mos ndodhë, por e vërteta është se ne jemi të varur nga furnizimet e resurseve energjetike. Në plan lokal mund të krijojnë probleme marrëdhëniet Kosova – Serbia.

Globalizimi ose regjionalizimi – kjo është çështja në plan ekonomik, sipas Llëçezar Borisovit.

Supozimi im është se do të flasim për regjionalizim dhe ne do të jemi më të fuqishëm kur të jemi së bashku në plan regjional bashkë me BE-në – nënvizoi ai. – Pikërisht për këtë shkak e shtruam temën për aderimin tonë me eurozonën. Përparësitë e Bullgarisë aktualisht janë rritja e qëndrueshme ekonomike me prognozë 3.7 për qind gjatë vitit 2019, rejtingu i mirë i kredive dhe fakti se jemi në vend të tretë në Bashkimin Evropian për nga stabiliteti financiar.

Mirëpo, Docentja Daniella Bobeva, e cila paraqiti raportin kryesor, nuk është optimiste si njerëzit e pushtetit. Në qoftë se i bëjmë pyetje kujtdo qoftë në rrugë nëse do të ketë krizë të re, ai do të buzëqeshë dhe do të thotë – ne jemi në krizë që prej 30 vitesh – vuri në dukje ajo.Sipas fjalëve të saj ndër simptomat e krizës së ardhshme te ne janë ngadalësimi i rritjes ekonomike deri në 2.7 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar dhe ndërrimi i modelit të rritjes, i cili ndikohet nga kërkimi i brendshëm. Afro 45 për qind e PBB-së krijohet nga kompanitë shumëkombëshe dhe kjo gjithashtu mund të çojë në shok, shtoi ekonomistja. Ajo parashikon tre skenarë të mundshëm për Bullgarinë.

Varianti më i keq, i cili mund të ndodhë më herët vitin tjetër, varet nga vendimi i Bankës Qendrore Evropiane dhe i Komisionit Evropian nëse vendi ynë do të pranohet në të ashtuquajturën “sallë e pritjes për euron”. Rreziku i dytë fshihet në recesionin eventual në eurozonë, ndërsa ai i tretë ka të bëjë me stabilitetin potencial ekonomik dhe politik te ne. Në qoftë se realizohen disa prej këtyre rreziqeve dhe ka keqësim të eksportit, kjo në të vërtetë do të shkaktojë krizë dhe recesion gjatë 2020-ës.

Mirëpo, në qoftë se i vendosim syzet tona me ngjyrë trëndafili, ndoshta atëherë do të mund të shohim përmes tyre rritje ekonomike prej 2,5-3 % këtë viti dhe vitin tjetër, pranim gjatë korrikut në mekanizmin valutor dhe si rezultat – ulje të ekonomisë në vend të recesionit dhe krizës, parashikon gjithashtu Daniella Bobeva.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..

botuar më 24-09-15 9.25.PD

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD
Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD