A do të ketë së shpejti krizë të re globale – ekonomike, financiare, të borxhit. Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kërkuan dje ekonomistë, afaristë dhe përfaqësues të pushtetit në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Shkolla e Lartë e Sigurimeve dhe Financave, por nuk arritën deri te një konkluzion i përbashkët.
Derisa në Evropë gjatë këtij viti pritet ulje e treguesve ekonomikë, tendenca te ne është e kundërta. Kjo u bë e qartë nga fjalët e Marijana Nikollovës, Zëvendëskryeministre e politikës ekonomike dhe demografike.
Parashikimi është për ngadalësim të rritjes ekonomike në Evropë gjatë vitit 2019 – tha ajo. – Në këtë sfond prognoza për Bullgarinë është për një përshpejtim të lehtë të rritjes së ekonomisë. Të dhënat e fundit të Eurostatit tregojnë se tani për tani ekonomia jonë paraqitet më mirë nga niveli mesatar i BE-së. Mirëpo, nga ana tjetër ajo ka nevojë për tempe më të shpejta, që të arrijë standardin e jetesës në Evropën Perëndimore.
Prognoza më optimiste është e Zëvendësministrit të Ekonomisë Llëçezar Borisov, sipas të cilit gjatë dy, tre, katër viteve në vijim te ne nuk do të ketë krizë ekonomike, në rast se nuk ka kataklizëm në mjedisin global. Ai shtoi se vendi ynë është afër kulmit të rritjes së vet ekonomike dhe duhet të jetë gati për kataklizëm ekonomik pas disa vitesh.
Ekzistojnë disa tendenca regjionale, të cilat kanë ndikim global – tha gjithashtu Zëvendësministri. Për shembull gjendja e ekonomisë kineze, Brexit – por këtu po shoh më tepër mundësi për tërheqjen e investimeve, sepse kompanitë vendase shfaqin interes ndaj nesh, marrëdhëniet Rusia – Ukraina. Mirëpo, në këtë sferë duhet të jemi shumë të vëmendshëm, sepse regjimet e tepërta të sanksionimit mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi ekonominë bullgare. Sigurisht që ne, si anëtarë të BE-së, duhet të bëjmë përpjekje që kjo të mos ndodhë, por e vërteta është se ne jemi të varur nga furnizimet e resurseve energjetike. Në plan lokal mund të krijojnë probleme marrëdhëniet Kosova – Serbia.
Globalizimi ose regjionalizimi – kjo është çështja në plan ekonomik, sipas Llëçezar Borisovit.
Supozimi im është se do të flasim për regjionalizim dhe ne do të jemi më të fuqishëm kur të jemi së bashku në plan regjional bashkë me BE-në – nënvizoi ai. – Pikërisht për këtë shkak e shtruam temën për aderimin tonë me eurozonën. Përparësitë e Bullgarisë aktualisht janë rritja e qëndrueshme ekonomike me prognozë 3.7 për qind gjatë vitit 2019, rejtingu i mirë i kredive dhe fakti se jemi në vend të tretë në Bashkimin Evropian për nga stabiliteti financiar.
Mirëpo, Docentja Daniella Bobeva, e cila paraqiti raportin kryesor, nuk është optimiste si njerëzit e pushtetit. Në qoftë se i bëjmë pyetje kujtdo qoftë në rrugë nëse do të ketë krizë të re, ai do të buzëqeshë dhe do të thotë – ne jemi në krizë që prej 30 vitesh – vuri në dukje ajo.Sipas fjalëve të saj ndër simptomat e krizës së ardhshme te ne janë ngadalësimi i rritjes ekonomike deri në 2.7 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar dhe ndërrimi i modelit të rritjes, i cili ndikohet nga kërkimi i brendshëm. Afro 45 për qind e PBB-së krijohet nga kompanitë shumëkombëshe dhe kjo gjithashtu mund të çojë në shok, shtoi ekonomistja. Ajo parashikon tre skenarë të mundshëm për Bullgarinë.
Varianti më i keq, i cili mund të ndodhë më herët vitin tjetër, varet nga vendimi i Bankës Qendrore Evropiane dhe i Komisionit Evropian nëse vendi ynë do të pranohet në të ashtuquajturën “sallë e pritjes për euron”. Rreziku i dytë fshihet në recesionin eventual në eurozonë, ndërsa ai i tretë ka të bëjë me stabilitetin potencial ekonomik dhe politik te ne. Në qoftë se realizohen disa prej këtyre rreziqeve dhe ka keqësim të eksportit, kjo në të vërtetë do të shkaktojë krizë dhe recesion gjatë 2020-ës.
Mirëpo, në qoftë se i vendosim syzet tona me ngjyrë trëndafili, ndoshta atëherë do të mund të shohim përmes tyre rritje ekonomike prej 2,5-3 % këtë viti dhe vitin tjetër, pranim gjatë korrikut në mekanizmin valutor dhe si rezultat – ulje të ekonomisë në vend të recesionit dhe krizës, parashikon gjithashtu Daniella Bobeva.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..