Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pe i kuq për forcë dhe shëndet, pe i bardhë –për jetë të gjatë

Më 1 mars bullgarët kudo që janë zbukurohen me verore – simbol të pranverës dhe të ringjalljes së natyrës, hajmali për shëndet, gëzim dhe sukses. Verorja tradicionale përbën dy penj të ndërthurur - pe të kuq për forcë dhe shëndet  dhe pe të bardhë për jetë të gjatë. Por sot mund të gjenden verore të varianteve të ndryshme – për varje, në formën e gjerdanit, byzylykut, medaljonit, me forma të ndryshme dhe të punuara me materiale të larmishme.

Ralica Koleva prej 20 vjetësh punon verore. Të parët me cilat del në treg janë të thurura, por gradualisht  zgjeron asortimentin dhe aktualisht ofron mbi 200 modele.


Punoj me materiale të ndryshme – tregon Ralica Koleva. – Për zbukurim preferoj rruazat  prej druri, por njerëzve u pëlqejnë dhe elementet metalike  - në verore të ketë edhe para. Përdor dhe rruaza plastike, duke përzgjedhur ngjyrat më të pastra. Gjatë viteve të fundit pëlqehen edhe veroret prej leshi, me gjithë se të rinjtë kërkojnë diçka më moderne dhe të shndritshme.

Ralica Koleva thotë, se në Bullgari shiten në masë dhe verore të lira me origjinë nga Kina, por ato të prodhuara me dorë sikur nuk çmohen shumë.


Ka njerëz të cilët kërkojnë veroret tradicionale. Klientët, të cilët zgjedhin për secilin njeri në mënyrë individuale, janë ata që çmojnë punën tonë dhe edhe kur nuk kanë shumë mundësi financiare, përpiqen të bëjnë përzgjedhjen e saktë – tregon Ralica. – Për mua verorja është simbol i shëndetit. Kur bëj verore, gjithmonë i quaj që të mbajnë shëndet, sepse ai është më i rëndësishëm.

Në ngjyrat e qëndisjes tradicionale bullgare shkëlqejnë veroret e Dimka Dillkovës dhe së motrës Galja.


Zgjodhëm qëndisjet, sepse qëndisjet bullgare janë shumë të bukura, të pasura dhe të larmishme, ndërsa specialistët dhe etnografët thonë, se ata mbajnë në vetveten forcë mbrojtëse. Është bukur kur një verore mban një tipar të tillë bullgar – buzëqesh Dimka Dillkova.

Mjeshtret bëjnë verore me forma, simbole dhe qëndisje  të ndryshme, por më shumë kërkohet simboli “elbeticë”.


Elbetica në qëndisjet është zanafilla, harmonia në jetë. Ajo simbolizon tetë drejtimet e botës – lindje, perëndim, veri, jug dhe ato të ndërmjetme. Ky ndoshta është simboli më universal, i bukur, i përfunduar si formë, me shumë ngjyrë të kuqe në të.  Verorja është një simbol bardhë e kuq  dhe duhet  të përfshijë këto ngjyra. Ajo sjell shpresën për diçka të re, për jetën që ringjallet në pranverë. Mendoj, se interpretimi i verores është i tillë – e kuqja dhe e bardha si simbol i parimit femëror dhe mashkullor, i shëndetit – mendon Dimka Dillkova.

Në Muzeun kombëtar politeknik fëmijët bënë jo vetëm  verore tradicionale për festën me Pizhon dhe Pendën dhe verore furkë, por bënë dhe verore jo standarde të stampuara në bluzë, duke mësuar një zanat shumë interesant tashmë të zhdukur.


Ky zanat quhet  basmaxhi. Emri vjen nga fjala turke “basmë”- shtypje. Në Bullgari shtypja me stampa të drunjta mbi tekstil ka filluar në mesin e dytë të shekullit të 19, ndërsa bojërat ishin nxjerrë nga gjethet dhe rrënjët e bimëve të ndryshme, nga gjëndrat e disa kafshëve ose nga mineralet – rrëfen Veselina Eneva, kuratore e muzeut.

Bëra një bluzë me stampat e drunjta. Ishte interesante dhe doli mirë, sipas  mendimit tim. Kam dëgjuar, kam parë në klipe të ndryshme dhe nuk supozoja se do të arrij ta bëj edhe unë. Tani me padurim pres që të thahet dhe ta vesh” – tregon Radosllava.


Bëra një verore. Ishte pak vështirë, sidomos ndërthurja, por ia dola. Vij për herë të parë në një punishte të tillë, më pëlqeu shumë – thotë Aleksandër.

Ndërsa Veselina Eneva kujton:


Veroret hiqen kur do ta shohim zogjtë e parë shtegtarë – lejlekët ose dallëndyshet. Sipas besimeve popullore ato lidhen në ndonjë pemë frutore që përsëri është simbol i bereqetit dhe gëzimit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: Ralica Koleva, Dimka Dillkova dhe Muzeu kombëtar politeknik




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD

Të Enjten e Madhe rijetojmë ditët e fundit tokësore të Shpëtimtarit

Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..

botuar më 24-05-02 11.31.PD