Dita e Çlirimit të Bullgarisë 3 mars shënohet solemnisht në mbarë vendin. Kjo ditë e shënuar është edhe shkasë për festë të madhe të kulturës kombëtare muzikore. Maratona tradicionale “E dua muzikën bullgare”, organizuar nga udhëheqja e Filarmonisë së Sofjes dhe Kompleksit të Koncerteve “Bëllgaria”, prapë do të zhvillohet më 3 mars. Tërë ditën qindra muzikantë nga gjenerata të ndryshme do të prezantojnë vepra të dashura bullgare. Në programin e pasur lexojmë emrat e formacioneve dhe orkestrave të njohura të dhomës, koreve dhe grupeve folklorike... Maratona do të përfundojë me një koncert nën drejtimin e dirigjentit Sllavill Dimitrov. Prej tij mësojmë më shumë hollësi për programin 12-orësh:
Në të gjitha skenat e Kompleksit të Koncerteve “Bëllgaria” do të tingëllojë muzikë bullgare. Një pjesëmarrje të gjerë do të kenë Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” dhe Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov”. Maratona e tyre fillon në sallën e dhomës “Bëllgaria” në orën 10 dhe do të përfundojë pak para koncertit përfundimtar. Në orën 12.30 fillojnë koncertet në sallën e madhe. “Filharmonika” – kuarteti më i ri në Bullgari do të bëjë debutimin e tij në këtë skenë prestigjioze. Programi do të jetë shumë i pasur dhe përfshin gjini të llojllojshme. Në skenë do të dalin edhe “Gjyshet e fshatit Bistrica” – një grup i njohur folklorik për këndim autentik në dy zëra. Kori i Burrave “Guslla” (formuar në vitin 1924) do të hapë maratonën në sallën e madhe. Edhe Kori Akademik “Angell Manollov” me dirigjente Darena Popova, kori “Nusha” me dirigjente Neli Andreeva, Kori i Përzier i Radios Kombëtare Bullgare me dirigjente Ljubomira Aleksandrova gjithashtu do të përfshihen në maratonë. Me Korin Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” dhe kori “Vanja Moneva do të prezantojmë një program të përbashkët, në të cilin muzika bullgare prezantohet në tri aspekte- folklorike, ortodoksale dhe klasike. Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë vepra të kompozitorëve bullgarë si Krasimir Kjurkçijski, Filip Kutev, Aleksandër Tanev, Ivan Spasov, Georgi Andreev etj. Në final parashikohet koncerti i Filarmonisë së Sofjes, Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” dhe Korit Filarmonik të Fëmijëve. E kam nderin dhje privilegjin të drejtoj këtë koncert. Sipas traditës koncerti i fundit është ai i Big Bendës së Radios Kombëtare Bullgare në sallën e madhe. Shpresoj, që secili do të zbulojë diçka nga muzika e dashur bullgare. Jam i bindur, se njerëzit do të arrijnë të zbulojnë autorë dhe vepra të reja të panjohura për ta.
Përgatiti në Shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..