Puna e ambasadorit nuk është aq e lehtë. Përfytyroja se ajo është e lodhshme, e mërzitshme, por në fakt është një punë shumë interesante dhe e këndëshme. Të tilla janë përshtypjet e Evelina Dimitrovës nga fshati Galiçe, e cila mbikëqyr nga afër puna e ambasadores së Konfederatës së Zvicrës në vendin tonë Shkëlqesisë së Saj Muriel Berset Kohen. Bullgarja shtatëmbëdhjetëvjeçare hyri në rolin e diplomatit zviceran pasi u klasifikua në konkursin “Ambasador për një ditë” organizuar nga ambasadorja britanike tek ne Emma Hopkins. Qëllimi i iniciativës është të njohë fitueset (vajza në moshë nga 15 deri në 19 vjeç) me diplomacinë ndërkombëtare dhe t'i inkurajojë të angazhohen në këtë fushë për të kontribuar me mendimet e tyre për zhvillimin e vendit në plan ndërkombëtar. Në prag të 8 marsit të këtij viti “ambasadoret” e reja bashkë me udhëheqëset e misioneve diplomatike, do të marrin pjesë në një tryezë të rrumbullakët të nivelit të lartë, në të cilën do të debatohet barazia midis sekseve.
Vendi i grave është i njëjtë si ai i burrave – thekson Evelina. – Mendoj, se nuk duhet të ndahemi sipas etnosit, seksit, moshës, racës e kështu me radhë. Ne jemi njerëz dhe të gjithë kemi mundësi të barabarta, prandaj mendoj, se do të jetë mirë në se burrat dhe gratë punojnë në ekip. E dimë se burrat mendojnë në një mënyrë, ndërsa gratë në një mënyrë tjetër dhe prandaj është mirë të arrijnë një pajtim. Kjo është harmonia dhe barazia e vërtetë.
Evelina fitoi me një ese, në të cilën paraqiti këndvështrimin e vet për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, integrimin e romëve dhe barazinë e grave. Kur e zgjodhën ajo nuk mund të besonte:
Isha tepër e emocionuar – tregon ajo. – Që nga viti i kaluar dija për ekzistencën e kësaj fushate. Atëherë nuk e kisha guximin të paraqitem. Mendova, se do të ishte vështirë të më miratojnë, por ja, tani jam ambasadore. Jam me shpresë, se gjërat me të cilat merrem të kuptohen. Me siguri do të vazhdojmë bashkëpunimin me ambasaden zvicerane, si dhe me njerëzit me të cilët u njohëm. Ka ide, të cilat mund të huazoj nga ambasada dhe të realizoj në fshat, të aplikoj në shkollë. Bashkë me miqtë e mi krijuam një asociacion me orientim ekologjik dhe arsimor.
Bashkë me ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës Evelina vizitoi lagjen e romëve “Kosharnik!” në qytetin Montana, ku në kuadrin e projektit ZOV (Shëndet dhe Arsim për të gjithë) të programit Bullgaro-Zviceran për bashkëpunim u ndërtua një kopsht i ri i fëmijëve. Sipas ambasadores Berse Kohen, edhe pse i shkurtër, bashkëpunimi me Evelinën në kuadrin e iniciativës “Ambasador për një ditë” e ndihmon atë të njohë më mirë vendin:
Gëzohem se marr pjesë dhe se Evelina Dimitrova është ambasadorja jonë е Zvicrës. Gjithnjë kam menduar se është shumë mirë të takohesh me të rinj. Zakonisht kam kontakte me shumë përfaqësues të rretheve politike, shkencore dhe biznes, me njerëzit e artit dhe jo aq me të rinjtë. Jam e bindur, se kur dëshiron të kuptosh një vend, duhet të bisedosh me të rinjtë. Kur je në postin ambasador, mund të jesh shembull dhe frymëzim dhe këtë e bëj me dëshirë. Për mua inkurajimi i gruas është me rëndësi, dhe në këtë drejtim mund të them, se Bullgaria qëndron më përpara Zvicrës. Po ta marrim parasysh pjesëmarrjen e grave në jetën politike dhe ekonomike, në shkencë dhe në teknologji, në informatikë – Bullgaria është në vendin e parë në Evropë. Prandaj jam e bindur, se një njeri si Evelina, e cila ka dëshirë të madhe të ndihmojë dhe të japë kontributin e vet për zhvillimin e vendit, i drejton një mesazh të rëndësishëm shoqërisë. Me rëndësi është të tregohet, se megjithë disa përfytyrime negative, në bashkësinë e saj ka të rinj të cilët dëshirojnë të mësojnë dhe të marrin pjesë në zhvillimin e vendit ku jetojnë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: ©FDFA
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..