Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert në Edinburg bashkon komunitetin bullgar në Britaninë e Madhe

Foto: millenniumclub.org

Bullgarët që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit janë rreth 2 400 000 veta. Kjo shifër është e përafërt, por bazohet mbi të dhënat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shkaqet për zgjedhjen e tyre janë të ndryshme dhe për fat të keq, me gjithë se çdo vit ka bashkatdhetarë që kthehen, numri i atyre që largohen nga atdheu ynë ende është më i madh. Në këtë kuptim, interesi ynë në rritje për sukseset dhe problemet e  komuniteteve bullgare jashtë shtetit është i justifikuar. Çfarë do qofsh të jenë ato, mbeten në plan të dytë në ditët rreth festave tona zyrtare, kur organizohen shumë aktivitete dhe takime të bullgarëve jashtë shtetit.

Një iniciativë, e cila i ka vënë vetes detyrën ambicioze t’i bashkojë emigrantët bullgarë në BE rreth kulturës amtare vjen nga Skocia. Ambiciet e saj janë që të thellojë kontaktet midis bullgarëve, sepse duke qenë jashtë shtetit, ata ndahen në minishoqëri, të cilat shpesh nuk komunikojnë njëra me tjetrën. Parandalimi i proceseve të izolimit mes bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit është në thelbin e projektit “Bullgarë të kohës së re”. Një nisme e tillë është gjithnjë e më e nevojshme, sepse ka dhe shume fëmijë bullgarë të lindur jashtë vendit. Prandaj është e nevojshme që ata të mos rriten në një mjedis larg kulturës, artit dhe librave bullgarë dhe  nuk duhet të lejojmë që ata të humbasin përfytyrimin për të afërmit e tyre, për vlerat kombëtare dhe për atdheun. Iniciativa është afatgjate dhe nuk do të heqim dorë prej saj, thotë Kallojan Bukovski. Vet ai ka mbaruar arsimin e lartë në Skoci, aktualisht punon në Londër dhe është njeri prej nismëtarëve.

“Bullgarë të kohës së re” është një ide, e cila lindi në bashkëpunim me njerëz, me të cilët kemi interesa dhe fat të përbashkët. Qëllimi ynë është  jo të organizojmë një ose dy aktivitete, por ta kthejmë “Bullgarë të kohës së re” në një festival me skenë mobile, ku te shfaqen muzikantë të ndryshëm. Aktualisht po zhvillojmë biseda me shokë të komuniteteve bullgare nga Anglia Qendrore dhe Veriore, si dhe nga Gjermania, me të cilët shpresojmë të arrijmë të organizojmë festival  edhe gjatë vjeshtës në ndonjë qytet ose ndonjë shtet tjetër. Për ne është me rëndësi që bullgarët jashtë shtetit të kenë kontakt me kulturën bullgare, sepse dimë se sa e rëndësishme është ajo për njerëz, të cilët rrallë herë kthehen në atdheun e tyre.

Aktiviteti i parë i iniciativës “Bullgarë të kohës së re” është një koncert më 10 mars në qytetin skocez Edinburg. Në skenë do të dalin disa prej këngëtarëve më të dashur të muzikës bullgare rok dhe pop –  grupi BTR, Tedi Kacarova dhe Rafi Bohosjan. Programi  do të hapet nga  “Grupi folklorik i Vjenës”, muzika e të cilit është një gërshetim interesant i gajdes, basit dhe daulles. Përveç bullgarëve nga kryeqyteti austriak për pjesëmarrje janë ftuar dhe dy kolektiva folklorike nga Edinburg dhe nga Glasgow. Aktiviteti do të jetë një dhuratë për komunitetin bullgar në Skoci në lidhje me Festën tonë Kombëtare 3 mars. Sipas të dhënave jozyrtare bashkatdhetarët tanë atje janë rreth 40-50 000 veta, mes tyre dominojnë studentët Ata jetojnë kryesisht në qytetet Edinburg, Glasgow, Aberdeen, Dundee dhe Invernesse.

Në koncertin në Edinburg do të marrë pjesë dhe skocezi kolorit  Xhejms Makdonald Rejd, i cili zotëron në përsosmëri sekretet e gajdes rodopase.

Xhejmsi është një personalitet shumë interesant, me të cilin kemi kontakt prej vitesh – rrëfen Kallojani. – Ai adhuron të gjitha gajdet ballkanase  dhe me gjithë se është 75 vjeçar udhëton shumë nëpër Evropën Lindore, duke ndjekur pasionin e vet. Posedon  një koleksion të pasur të gajdeve. Ne, bullgarët, duhet të krenohemi me kulturën tonë, sepse ajo tërheq dhe i josh njerëzit e kombësive të ndryshme.

Gjithnjë e më shumë bëhen dhe të huajt  që jetojnë në Bullgari dhe të cilët respektojnë zakonet dhe traditat tona. Të tjerë, si Xhejmsi, për shembull, janë thjesht turistë, por në vendin tonë i çon dashuria ndaj kulturës bullgare. Dhe kjo i bënë ambasadorë të saj nëpër botë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD