Bullgaria është në një nga vendet e para mes shteteve në Evropë për nga mortaliteti, të shkaktuar nga ushqimi jo i shëndetshëm. Vendi ynë është i 12 nga përgjithësisht 51 shtete, të përfshira në një studim të universitetit “Friedrich Schiller” në Jena të Gjermanisë, për periudhën 1990-2016. Në dhjetëshen e parë me mortalitet më të lartë janë të gjitha republikat sovjetike, me në krye Uzbekistaniin, ku të vdekurit nga ushqimi jo i mirë janë 396 persona në 100 000 veta. Bullgaria renditet në pozitën e 12, pas Gjeorgjisë me 260 të vdekur nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, të shkaktuar nga zakonet e ndryshme lidhur me ushqimin. Faktikisht, ne bullgarët kemi kulturën më të keqe të të ushqyerit në Bashkimin Evropian.
Cilat janë arsyet për treguesit e këqij komenton prof. d-r Stefka Petrova - konsulente mbi ushqimin dhe dietologjinë në Qendrën Kombëtare të Shëndetit Publik:
“Varet nga pikëpamja e studimit, por pjesa më e madhe e sëmundjeve të cilat janë shkak për mortalitetin e popullsisë bullgare ndikohen në një shkallë më të madhe nga ushqimi. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor për vdekshmëri këtu ( 60% prej rasteve) dhe ushqimi është një faktor shumë i rëndësishëm si për parandalimin, ashtu dhe për rritjen e rrezikut të këtyre sëmundjeve. Obeziteti tanimë konsiderohet si një sëmundje. Në Bullgari ai vazhdon të rritet tek popullsia e moshuar. Tek fëmijët po vihet re tendenca e frenimit, por vendi ynë është në radhët e para sa i përket shpeshtësisë së trashjes së fëmijëve mes vendeve në Bashkimin Evropian (midis vendit të 6 dhe të 7 në varësi nga studimet). Kështu me të vërtetë mund të thuhet se ushqimi është një faktor kyç për parandalimin e sëmundjeve, të cilat janë shkaku kryesor për mortalitetin në Bullgari.
Të ushqyerit jo i balancuar dhe sasia e madhe e yndyrave në menynë e njerëzve të moshuar janë mes arsyeve për shtimin e rrezikut prej këtyre sëmundjeve. Menyja e fëmijëve ka një përmbajtje shumë të madhe të karbohidrateve me indeks të lart glikemie - me sheqer të shtuar, të bëra prej miellrave të rafinuar. Brumërat janë një pjesë e modelit tonë kombëtar të të ushqyerit, thotë profesoresha Petrova:
Ne e shtuam konsumin e ushqimeve me drithëra me kokrra të plota, por në asnjë mënyrë kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk konsumojmë shumë fruta dhe perime gjatë periudhës së dimrit dhe të pranverës, kur janë dhe më të shtrenjta. Në këtë periudhë ne konsumojmë kryesisht turshi, të cilat janë më të lira, të cilat i kemi përgatitur gjatë verës dhe vjeshtës. Kurse ato kanë shumë kripë. Konsumi i lartë i kripës është një faktor rreziku për hipertension, që nga ana e vet është faktori bazë për sëmundjet e zemrës.
Ku gabojnë prindërit sa i përket të ushqyerit të fëmijëve?
"Formimi i modelit të të ushqyerit fillon akoma që në moshën e ushqimit me gji, sqaron profesoresha Petrova. Në qoftë se arrijmë t’i mësojmë fëmijët të hanë ushqime të dobishme akoma si fare të vegjël, nuk do të ketë probleme për më tutje që ata të vazhdojnë t’i konsumojnë në sasi më të mëdha. Shumë nga edukatoret në kopshtin e fëmijëve më ankohen se, fëmijët nuk duan të hanë barishte, si për shembull spinaqi, qepаose hithra. Të mos flasim për brokoli dhe lakrën e Brukselit. Larmia e perimeve që i konsumojmë nuk është e madhe, kurse kjo është shumë e rëndësishme për fëmijët. Më vonë, kur bëhemi më të mëdhenj, në qoftë se kemi informatën e nevojshme, mundohemi të ndryshojmë sjelljen tonë, por kjo fare nuk është e lehtë. Mbipesha nga ana tjetër është lidhur jo vetëm me ushqimin, por dhe aktivitetin e ulët fizik të bullgarëve – gjë që mbetet problem shumë serioz për bullgarët në moshë të pjekur. Kështu që ushqimi i matur, i larmishëm dhe përfshirja e më shumë ushqimeve bimore do të ndihmojë shëndetin tonë. Në Bullgari konsumojmë shumë sallam, shumë mish – ata përmbajnë shumë kripë, yndyra dhe konservues. Problemet nuk janë të pakta, por unë e kam shpresën se, situata do të rregullohet, sepse gjithnjë e më shumë prindër interesohen për këtë që konsumojnë fëmijët e tyre."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..