Në kampionatin botëror në peshëngritje për kadetë deri në moshën 17-vjeçare në Las Vegas( Shtetet e Bashkuara të Amerikës), bullgari Karllos Nasar fitoj medalje të artë në kategorinë deri më 73 kilogramë me rezultat në garë 291 kilogramë. Argjendi mbeti për uzbekun Narimanov me 287 kilogramë , kurse bronzi është për Amagiak Misakian (Greqi) me 272 kilogramë. Vjet Nasar u bë kampioni evropian në kategorinë 69 kilogramë tek 15 vjeçarët, kurse në kampionatin evropian gjatë vitit 2017 ishte i shtati. Në kampionatin në Las Vegas do të marrin pjesë akoma 2 bullgarë të tjerë. Në kategorinë deri më 89 kilogramë do të garojë Georgi Joçev, kurse në kategorinë e 102-kilogramëve - Stefço Hristov.
Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..
Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..