Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditën e Shën Theodhorit në bazën e kuajve “Vojnegovci”

Populli e quan këtë ditë “Pashka e Kuajve” dhe në të kremton Shën Theodhorin, duke nderuar shokun e vet më të besuar në fermë – kalin. Dita e shtunë e javës së parë të Kreshmëve të Mëdha /16 marsi/ është dhe festa kishtare për kujtimin e Shën Theodhor Tironit një ushtar romak, i cili është i djegur për fenë e tij të krishtere.

Një festë shumëngjyrëshe dhe nostalgjike me tradita për shëndet të kuajve dhe të kalorësve e tillë është festa në fshatin në afërsi të Sofjes Vojnegovci. Para dite kalorësit në veshje popullore, do të kalojnë  nga qendra  e fshatit deri në bazën e kuajve, ku do t’u japin ujë kuajve dhe do t’i ushqejnë me bukë, kurse pas kësaj do t’u ndajnë nga buka dhe të gjithë miqve të festës. “Duam që njerëzit të kujtohen për traditat dhe zakonet dhe më të moshuarit të ndajnë kujtimet e veta me të tjerët”, thotë për rilindjen e kësaj tradite Ivajllo Ivanov nga baza e kuajve në fshatin Vojnegovci.

Në bazë fëmijët mund të përkëdhelin dhe të ushqejnë kuajt me karota, t’u hipin, të fotografohen me veshje popullore të siguruara prej organizatorëve, dhe të kalojnë një ditë shumë emocionuese në kompaninë e kafshëve fisnikë. Sivjet gara tradicionale me kuaj /kushija/ nuk do të zhvillohet në bazën e kuajve për shkak të rekomandimit të mjekëve veterinarë të mos të përzihen kuajt, për shkak të një anemie infektuese tek kafshët. “Por, për ne është më e vlefshme lidhja midis kalit dhe njeriut dhe jo vetë spektakli”, shton Ivajllo Ivanov.

Ivajllo Ivanov“Në të kaluarën kali ka qenë një ndihmës i rëndësishëm dhe njerëzit kanë qenë të varur prej tij për nxjerrjen e bukës së gojës” tregon ai. “Pikërisht prandaj dhe e kanë nderuar dhe janë kujdesur për të me vëmendje të jashtëzakonshme. Sipas traditës  në këtë ditë gratë ngritin shumë herët dhe gatuajnë pogaçe, me të cilën qerasin që të gjithë bashkëfshatarët. Njerëzit besojnë se në qoftë se vonohen dhe paraqiten para të tjerëve të fundit, kuajt e tyre do të sëmuren. Meshkujt po kështu fillojnë ditën shumë herët, zbukurojnë kafshët, i shpien për të pirë ujë dhe pas kësaj përgatiten për të ashtuquajturën garë me kuaj. Pas kësaj fituesi shkon nëpër shtëpitë për shëndet dhe njerëzit u kanë dhënë kuajve për të ngrënë tërshërë, si dhe misër të zier ose bizele të cilët janë tradicionale për kreshmët e Pashkës. Ushqimin tjetër e hedhin në arë për një vit pjellor dhe të begatshëm.

Mësime në hipizëm, kampe verore për fëmijët, si dhe terapi me kuaj për fëmijë dhe të moshuar me probleme  fizike dhe emocionale  nën drejtimin e një pedagogu të kualifikuar, janë vetëm pjesë e veprimtarive të shumta në bazën e kuajve, të vendosur në rrëzat e malit Stara Pllanina.


“Ne punojmë jashtëzakonisht shumë me fëmijët dhe prej viteve zgjedhim kuajt më të përshtatshëm për ta thotë akoma Ivajllo Ivanov. “Dhe kjo dha rezultate, sepse baza jonë e kuajve u bë një vend i njohur  për vizita gjatë pushimeve të fundjavës, aq më tepër se ajo është fare afër Sofjes .Kemi rreth 30 kuaj, por jo të gjithë prej tyre punojnë me fëmijë, sepse disa janë mjaft temperamentë dhe janë më të përshtatshëm për kalorës më të përparuar. Kryesisht preferojmë racën e pastër arabe, bëjmë dhe kryqëzime racash, me qëllim që kuajt e rinj të kenë një karakter më të qetë dhe të butë. Pikërisht ata i përdorim për mësimet e fëmijëve dhe të njerëzve, të cilët deri në këtë moment nuk janë hipur asnjëherë mbi kalë."

Por çfarë është të shikosh një kalë në sytë dhe përse lidhja me të është kaq speciale?

Më e rëndësishmja në lidhjen me kalin është besimi – përgjigjet Ivajllo Ivanov. Kali, është një kafshë shumë e shpejt, shumë e ndjeshme dhe shumë frikësuese dhe në qoftë se ne nuk e fitojmë besimin e tij, asnjëherë nuk do të vendosim një lidhje me të  dhe ai thjesht do të ikë. Kurse, besimi fitohet me një qëndrim të mirë dhe me temperament të qetë. Çfarë do qoftë gjëje që të të ketë ndodhur gjatë ditës, ti nuk mund t’ia transmetosh kalit duke hipur mbi të, sepse ai pret prej teje të jesh i mirë me të dhe atëherë ai po kështu do të jetë i mirë me ty dhe i gatshëm të bashkëpunojë. I besuar, tepër social për të komunikuar është në vend të parë. Preferon  të jetë në një grup me të përngjashmit të tij, prandaj dhe kuajt tanë janë të lumtur, me qenë se jetojnë bashkë. Kurse aty ku ka vetëm një kalë, lidhja e tij me pronarin  është shumë e fortë dhe kafsha gjithmonë e pret me shumë gëzim dhe entuziazëm."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD