Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hap një ekspozitë arkeologjike me eksponate nga Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Foto: BGNES

Ministri i Kulturës Boill Banov dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev inauguruan në Shkup ekspozitën “100 vjet Trebenishte”. Ekspozita e organizuar në bashkëpunim me muzetë në Sofje, Beograd dhe Ohër, paraqet zbulimet e nekropolit të pasur dhe unikal nga epoka e bronzit pranë fshatit Trebenishte. Zbulimet e para u bënë jo larg Liqenit të Ohrit rastësisht nga ushtritë bullgare në vitin 1918. Në zbulimet morën pjesë arkeologët Karel Shkorpil dhe Bogdan Fillov. Për herë të para janë paraqitur pothuajse të gjitha zbulimet para publikut të gjerë. Ekspozita do të mbetet në Shkup deri më 15 shtator, ndërsa pas kësaj do të paraqitet në Sofje dhe Beograd.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plovdiv shënon Bashkimin dhe festën e qytetit

Festimet me rastin e 139-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore dhe festës së Plovdivit filluan me lutjen solemne në kishën katedrale “Shën Nëna e Zotit”, të drejtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. U bënë..

botuar më 24-09-06 1.52.MD
Princi Aleksandër I i Batenbergut

Një ekspozitë në Veliko Tërnovo tregon për ngjarje dhe personalitete që kontribuuan në bashkimin e Bullgarisë

Ekspozita "Bashkimi - ngjarje dhe personalitete", e vendosur në Muzeun "Rilindja dhe Kuvendi i Madh Popullor" në qytetin Veliko Tërnovo, paraqes dokumente dhe fotografi origjinale nga koleksionet e Bibliotekës Kombëtare "Shenjtor Kirill dhe Metodij"..

botuar më 24-09-06 11.56.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto

Ujëvarat e Niagarës shkëlqeu në ngjyrat e flamurit bullgar me rastin e Bashkimit të vendit

Ujëvara e Niagarës u ndriçua me ngjyrat e flamurit bullgar me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Në faqen e saj në Facebook, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Toronto uroi festën me fjalët: “Idetë që..

botuar më 24-09-06 11.42.PD