Në atdheun e skulptorëve dhe piktorëve më të mëdhenj – Itali, statuja e Leonardo da Vinçit, e cila pret dhe përcjell turistët nga mbarë bota në aeroportin “Fiumiçino”, është vepër e një bashkatdhetari tonë. Quhet Asen Pejkov, por janë pak bullgarët që dinë për të. Por italianët e vlerësojnë dhe në shenje mirënjohjeje e quajtën në emrin e tij sheshin e vogël para shtëpisë së tij në afërsi të Koliseumit. Kështu ky vend i posaçëm ruan deri më sot kujtesën për talentin bullgar në rrugën legjendare Marguta, ku kanë punuar Pablo Pikaso dhe Salvador Dali. “Vende bullgare” të tilla jashtë Bulgarisë eksitojnë edhe në Spanjë, Rumani, Shqipëri, Malin e Shenjtë, Maqedoninë e Veriut, Norvegji etj. Për to na tregon udhëtari i ri Daniell Pangev, i cili përshkruan këto pjesëza të kujtesës bullgare në librin e vet “Çaste të kapura nga afër dhe nga larg”.
Me gjithë se biografitë e poetit Penço Sllavejkov dhe shkrimtarit Dimitër Dimov janë të njohura dhe mësohen në shkollë, nga Daniell Pangevi mësojmë, se Sllavejkovi ka vdekur në Itali, në një vendbanimi të vogël me pamje nga liqeni Komo, ndërsa Dimitër Dimovi ka jetuar në vazhdim të një viti në qendrën e Madridit, shumë afër muzeut “Prado”. Në të Daniell Pangevi u tregoi punonjëseve të muzeut, se afër vendit të tyre të punës ka një pllakë përkujtimore për nder të këtij shkrimtari të madh bullgar, libri i të cilit “Shpirtra të dënuara” i është kushtuar ngjarjeve tragjike në vitet e luftës civile në Spanjë.
Sot kur mund të udhëtojmë lirshëm nëpër Evropë, nuk është vështirë të zbulojmë këto “pjesëza” të Bullgarisë si Danielli. Dhe ato, sipas tij, janë në vende që shpesh herë ndodhen në mijëra kilometra larg nesh.
“Do të fillojë me një shtet, larg në veri, ku aspak nuk kam menduar se do të zbulojë ndonjë gjurmë bullgare, lidhur me historinë tonë – thotë Danill Pangev dhe shpjegon. – Fjala është për Norvegjinë, ku në murin e Bashkisë në Oslo zbulova një monument, dhuruar nga Bullgaria si shenje e mirënjohjes ndaj Fritjof Nansenit. Aty kuptova pse në Sofje ka një rrugë qendrore, në afërsi të Pallatit Kombëtar të Kulturës, në emrin e studiuesit polar. Si komisionar suprem për refugjatët ai zbatoi të ashtuquajturën “pasaportë nansen”. Me të mijëra refugjatë bullgarë dhe jo vetëm bullgarë nga Maqedonia dhe Trakia në vitet para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore kaluan kufijtë dhe gjetën shpëtim.”
Nga Danielli mësojmë gjithashtu se në zemrën e Evropës – në Zvicër, akoma një vend ruan pjesë prej Bullgarisë nëpërmjet pasardhësve të Lui Ajerit.
“Zvicerani me zemrën bullgare”, siç e quajnë, ka luftuar krahë për krahë me bullgarët në kohën e luftës së Parë Ballkanike në vitin 1912, më vonë edhe në Luftën e Parë Botërore. Në librin e tij “Pro Bulgaria” që publikoi në gjuhën frënge në vitin 1913 ai mbrojti kauzën kombëtare bullgare. Sipas fjalëve të Daneill Pangevit, shumë prej vendeve shpirtërore lidhur me Bullgarinë janë më në veçanti në vendet fqinje ballkanike.
“Në Shqipërinë Qendrore, në rrezet e malit të Tomorit gjendet njëri prej qyteteve më të vjetra dhe më të bukura, Berati, i cili magjeps me arkitekturën e tij madhështore dhe me rrugicat me kalldrëm – tregon ai. – Nga shekulli IX deri në shekullin XI Berati ka qenë pjesë e Mbretërisë së Parë Bullgare, po kështu edhe e Kryepeshkopatës Bullgare të Ohrit. Aty ka qenë selia e Shën Klimenti, i cili përpara që të bëhej Ohridski, ka qenë peshkop Veliçki. Në fakt Velica, Belica, Beligrad, Belgrad janë emrat bullgarë të qytetit Berat.” Atje ruhen lipsanet e Shën Gorazdit dhe Shën Angelarijit.
“Në Maqedoninë e Veriut u takova me Pande Eftimovin,i cili vdiq para pak kohe – vazhdoi tregimin e vet Danielli. – Ai ishte një njeri enciklopedi dhe njihte çdo kënd bullgar. Më tregoi shumë histori interesante për fatin e bullgarëve në këto troje. Amaneti që la për brezin e sotëm bullgar është që të gjejë rrënjët e vet dhe të jetë më tolerant ndaj njerëzve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vite me radhë ata u ishin nënshtruar propagandës dhe asimilimit dhe nuk duhet të zemërohemi, se disa prej tyre sot quhen maqedonas.”
Një personalitet tjetër i spikatur, i cili sipas Daniell Pangevit, është kujtesa e gjallë e historisë bullgare në Rumani, është bullgari prof. Lluka Velçov në Banat. “Ai më tregoi hanet ku janë mbledhur revolucionarët bullgarë, mullirin, ku Botevi dhe Levski kanë kaluar dimrin e vitit 1868. Me tregoi hotelin, ku ka qëndruar Ivan Vazovi gjatë vizitave të tij në Rumani, si dhe godinën e ateliesë së dikurshme fotografike ku janë bërë disa prej portreteve më të njohura të Vasil Levskit.”
Për fat të keq, shumica prej vendeve të përshkruara nga Daniell Pangevi janë në gjendje të mjerë si “plaga të gjalla prej historisë dhe kulturës sonë”. Për këtë ai e ka pranuar si mision të tij t’i dokumentojë që të mund të mbeten për brezat e ardhshëm të bullgarëve, të cilët t’i vlerësojnë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: arkiv personal dhe arkiv
Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..
Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..
Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..