Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çaste të kapura nga afër dhe nga larg ruajnë kujtesën bullgare

Në atdheun e skulptorëve dhe piktorëve  më të mëdhenj – Itali, statuja e Leonardo da Vinçit, e cila pret dhe përcjell turistët nga mbarë bota në aeroportin “Fiumiçino”, është vepër e një bashkatdhetari tonë. Quhet Asen Pejkov, por janë pak bullgarët që dinë për të. Por italianët e vlerësojnë dhe në shenje mirënjohjeje e quajtën në emrin e tij  sheshin e vogël para shtëpisë së tij në afërsi të Koliseumit. Kështu ky vend i posaçëm ruan deri më sot kujtesën për talentin bullgar në rrugën legjendare Marguta, ku kanë punuar Pablo Pikaso dhe Salvador Dali. “Vende bullgare” të tilla jashtë Bulgarisë  eksitojnë edhe në Spanjë, Rumani, Shqipëri, Malin e Shenjtë, Maqedoninë e Veriut, Norvegji etj. Për to na tregon udhëtari i ri Daniell Pangev, i cili përshkruan këto pjesëza të kujtesës bullgare në librin e vet “Çaste të kapura nga afër dhe nga larg”.

СнимкаMe gjithë se biografitë  e poetit Penço Sllavejkov dhe shkrimtarit Dimitër Dimov janë të njohura dhe mësohen në shkollë, nga Daniell Pangevi mësojmë, se Sllavejkovi ka vdekur në Itali, në një vendbanimi të vogël  me pamje nga liqeni Komo, ndërsa Dimitër Dimovi ka jetuar në vazhdim të një viti në qendrën e Madridit, shumë afër muzeut “Prado”. Në të Daniell Pangevi u tregoi punonjëseve të muzeut, se afër vendit të tyre të punës ka  një pllakë përkujtimore për nder të këtij shkrimtari të madh  bullgar, libri i të cilit “Shpirtra të dënuara” i është kushtuar ngjarjeve tragjike në vitet e luftës civile në Spanjë.

Sot kur mund të udhëtojmë lirshëm nëpër Evropë, nuk është vështirë të zbulojmë këto “pjesëza” të Bullgarisë si Danielli. Dhe ato, sipas tij, janë në vende që shpesh herë ndodhen në mijëra kilometra larg nesh.

Do të fillojë me një shtet, larg në veri, ku aspak nuk kam menduar se do të zbulojë ndonjë gjurmë bullgare, lidhur me historinë tonë – thotë Danill Pangev dhe shpjegon. –  Fjala është për Norvegjinë, ku në murin e Bashkisë në Oslo zbulova një monument, dhuruar nga Bullgaria si shenje e mirënjohjes ndaj Fritjof Nansenit. Aty kuptova pse në Sofje ka një rrugë qendrore, në afërsi të Pallatit Kombëtar të Kulturës, në emrin e studiuesit polar. Si komisionar suprem për refugjatët ai zbatoi të ashtuquajturën “pasaportë nansen”. Me të mijëra refugjatë bullgarë dhe jo vetëm bullgarë nga Maqedonia dhe Trakia në vitet para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore kaluan kufijtë dhe gjetën shpëtim.”

Nga Danielli mësojmë gjithashtu se në zemrën e Evropës – në Zvicër, akoma një vend ruan pjesë prej Bullgarisë nëpërmjet pasardhësve të Lui Ajerit.

“Zvicerani me zemrën bullgare”, siç e quajnë, ka luftuar krahë për krahë me bullgarët në kohën e luftës së Parë Ballkanike në vitin 1912, më vonë edhe në Luftën e Parë Botërore. Në librin e tij “Pro Bulgaria” që publikoi në gjuhën frënge në vitin 1913 ai mbrojti kauzën  kombëtare bullgare. Sipas fjalëve të Daneill Pangevit, shumë prej vendeve shpirtërore lidhur me Bullgarinë janë më në veçanti në vendet fqinje ballkanike.

Në Shqipërinë Qendrore, në rrezet e malit të Tomorit gjendet njëri prej qyteteve më të vjetra dhe më të bukura, Berati, i cili magjeps me arkitekturën e tij madhështore dhe me rrugicat me kalldrëm – tregon ai. –  Nga shekulli IX deri në shekullin XI Berati ka qenë  pjesë e Mbretërisë së Parë Bullgare, po kështu edhe e Kryepeshkopatës Bullgare të Ohrit. Aty ka qenë selia e Shën Klimenti, i cili përpara që të bëhej Ohridski, ka qenë peshkop  Veliçki. Në fakt Velica, Belica, Beligrad, Belgrad janë emrat bullgarë të qytetit Berat.” Atje ruhen lipsanet e Shën Gorazdit dhe Shën Angelarijit.

Në Maqedoninë e Veriut u takova me Pande Eftimovin,i cili vdiq para pak kohe – vazhdoi tregimin e vet Danielli. – Ai ishte një njeri enciklopedi dhe njihte çdo kënd bullgar. Më tregoi shumë histori interesante për fatin e bullgarëve në këto troje. Amaneti që la për brezin e sotëm bullgar është që të gjejë rrënjët e vet dhe të jetë më tolerant ndaj  njerëzve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vite me radhë ata u ishin nënshtruar propagandës dhe asimilimit dhe nuk duhet të zemërohemi, se disa prej tyre sot quhen maqedonas.

Një personalitet tjetër i spikatur, i cili sipas Daniell Pangevit, është kujtesa e gjallë e historisë bullgare në Rumani, është bullgari prof. Lluka Velçov në Banat. “Ai më tregoi hanet ku janë mbledhur revolucionarët bullgarë, mullirin, ku Botevi dhe Levski kanë kaluar dimrin e vitit 1868. Me tregoi hotelin, ku ka qëndruar Ivan Vazovi gjatë vizitave të tij në Rumani, si dhe godinën e ateliesë së dikurshme fotografike ku janë bërë disa prej portreteve më të njohura të Vasil Levskit.

Për fat të keq, shumica prej vendeve të përshkruara nga Daniell Pangevi janë në gjendje të mjerë  si “plaga të gjalla prej historisë dhe kulturës sonë”. Për këtë ai e ka pranuar si mision të tij t’i dokumentojë që të mund të mbeten për brezat e ardhshëm të bullgarëve, të cilët t’i vlerësojnë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: arkiv personal dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD