Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drama para zgjedhjeve në Bullgari për Parlament Evropian

Foto: BGNES

Zgjedhjet në Bullgari për Parlamentin Evropian do të zhvillohen më 26 maj dhe deri atëherë mbeten 67 ditë. Regjistrimi i listave me emrat e kandidatëve duhet të mbahet jo më vonë se 32 ditë para ditës zgjedhore, ndërsa për shumicën e forcave politike kjo çështje është dramatike.

Para dy ditësh Këshilli Kombëtar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) shpalli se në krye të listës së saj do të jetë deputetja Elena Jonçeva. Kjo shkaktoi tension paraelektoral në radhët socialiste dhe është krejtësisht e kuptueshme. Megjithë pritjet e opozitës brenda partisë se lista do të kryesohet nga lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev, në krye të saj do të jetë një figurë, e cila nuk është anëtare e BSP-së. Politikanët e rretheve që janë afër Stanishevit shprehën dyshime se gjatë zgjedhjes së figurës kryesore në listë ka pasur manipulime.

Përsëri gjatë weekendit të kaluar Bashkimi i djathtë i Forcave Demokratike (SDS) shpalli se do të bisedojë për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet evropiane me koalicionin “Bullgaria Demokratike”, ku bëjnë pjesë “Demokratët për Bullgarinë e Fortë” (DSB), “Po, Bullgaria” dhe “Të gjelbërit”. Mirëpo, ka dy kushte paraprake – radhitje e emrave në listë pas zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme dhe prani e abreviaturës SDS në emrin e koalicionit eventual. Partia Popullore Evropiane u bëri thirrje “të djathtëve” për “një front të përbashkët” me partinë në pushtet GERB, por nga DSB-ja shpallën kategorikisht se bashkimi me GERB-in është i pamundshëm. Gjithsesi, pritet që forcat tradicionalisht të djathta, të cilat nuk janë paraqitur në Parlamentin e sotëm kombëtar, sepse në zgjedhjet parlamentare ato morën pjesë veçmas, nëpërmjet votës për eurodeputetë të bëjnë provë për daljen nga harresa politike. Situata është krejtësisht e ndryshme sa i përket koalicioni të vogël në pushtet “Patriotët e Bashkuar”, ku bëjnë pjesë VMRO, “Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” (NFSB) dhe partia “Ataka”. Për shkak të grindjeve politike mes tyre, ata do të paraqiten në zgjedhjet evropiane veçmas dhe çdonjëri do të ketë emër të vet në listë. Pas provës së fundit të pasuksesshëm për pajtim lideri i VMRO-s Krasimir Karakaçanov shprehu shpresë se “Mëngjesi është më i mençur se mbrëmja” dhe paraqitja e bashkuar në zgjedhjet evropiane ende është e mundur.

Në GERB tani për tani nuk ka drama. Në këtë etapë pritet që në krye të listës të jetë Maria Gabriel, e cila ka më shumë nominime nga strukturat bashkiake të partisë.

Nuk ka drama paraelektroale edhe në Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), e cila që para një muaji shpalli se do të paraqitet veçmas në listën me 17 kandidatë. Emrat e tyre do t’i dërgohen Shtabit Qendror Zgjedhor të Lëvizjes jo më vonë se 30 marsi.

Në këtë situatë paraelektroale parashikimet për rezultatet e votës për eurodeputetë janë një detyrë e pamundshme. Para fillimit zyrtar të fushatës paraelektroale disa sociologë i japin përparësi GERB-it, ndërsa disa të tjerë – BSP-së. Sipas studimeve të fundit të paraqitura në Parlamentin Evropian në fillim të marsit GERB do të fitonte 35.7 për qind prej votave, BSP – 35.1 për qind, DPS – 10.7 për qind, “Patriotët e Bashkuar” (në qoftë se paraqiten së bashk) – 5.4 për qind, “Po, Bullgaria” – 2.4 për qind, “Volja” dhe Blloku i Reformatorëve” – nja 2.2 për qind, ABV – 1.4 për qind dhe të tjerët – 4.9 për qind. Në bazë të kësaj supozohet se Bullgaria do të kishte tetë përfaqësues në grupin e Partisë Popullore Evropiane, gjashtë në grupin “Socialistë dhe demokratë”, dy në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën dhe një, i cili tani për tani nuk i përket një grupi të veçantë politik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD