Kryeqyteti bullgar Sofja u radhit në vendin e 90-të në klasifikimin e qyteteve më të shtrenjta për jetesë në botë, duke përparuar me 29 vende. Këtë e tregon një analizë e Ekonomist Intelixhëns Junit (EIU). Sofja ofron një raport të mirë midis çmimit dhe cilësisë, çmimet e produkteve ushqimore fillojnë të barazohen me ato në Evropën Perëndimore përderisa shteti pret aderim në eurozonë, theksohet në analizë. Shtrenjtimi i ushqimeve, gjë që është ndër motorët kryesorë të inflacionit, në vitin 2018 arriti mesatarisht 2.6 për qind mbi bazë vjetore gjatë dhjetorit. Çmimet e shërbimeve komunale (rrymë elektrike, gaz, ngrohje, ujë) si dhe çmimet e aktiviteteve kulturore u rritën me 4 për qind për 12 muajit e fundit.
Për këtë klasifikim u krahasuan çmimet e më se 150 mallrave dhe shërbimeve si automobila, ushqime, qira, transport, veshje në 133 qytete.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..