Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dekoratë prestigjioze për oftalmologun prof. Vlladimir Kefallov

Profesori Kefallov (i dyti nga e majta) me ekipin e tij
Foto: arkiv personal

Çdo vit organizata amerikane Lighthouse Guild i cakton një shkencëtari të vetëm të ashtuquajturën dekoratë të Breclerit për arritje të jashtëzakonshme në shkencat okulare. Në klubin elitar të liderëve botërorë në fushën e retinës u bashkua dhe profesori bullgar Vlladimir Kefallov, i cili është laureati i sivjetshëm.

Në ceremoninë gjatë muajit nëntor në Nju Jork, profesori Vlladimir Kefallov do të marrë një çek për 54 mijë dollarë, të lëna si trashëgimi nga filantropi Alfred Breslër. Ai do të kalojë nëpër qilimin e kuq, me qenë se është konsideruar si një nga studiuesit prijës të retinës së syve në botë dhe me punën e tij ka kontribuar për zgjerimin e njohurive sa u përket mekanizmave të çrregullimeve të shumta të vizionit njerëzor, thuhet në njoftimin zyrtar. Në këtë mënyrë shkencëtari bëhet bullgari i radhës i dalluar me çmim botëror, të cilin tashmë do ta njohim edhe në atdhe.

Që nga viti 2005, profesori Vlladimir Kefallov kryeson një laborator personal në Universitetin e Uashingtonit në Sejnt Luis. Ai ikën nga Bullgaria gjatë vitit 1993, me qenë se gjatë asaj kohe nuk ka kushte të mira për shkencë. Niset për në Boston, ku  bën doktoraturë mbi biofizikën qelizore, kurse pas kësaj specializon në universitetin “Xhon Hopkins” (John Hopkins University) në Baltimor.

"Laboratori im merret me studimin e qelizave të shikimit në retinë - këto janë qeliza nervore, të cilat e "gëlltisin" dritën dhe aktivohen, që të fillojë procesi i të parit – tregon profesori Vlladimir Kefallov. Mundohemi që të kuptojmë sesi punojnë ato dhe përse nuk funksionojnë normalisht gjatë sëmundjeve të syve dhe në rastet e verbërimit. Mundohemi po kështu të gjejmë mënyrë që përmes agjentëve farmaceutikë ose llojeve të tjerë të shërimit t'i bëjmë këto qeliza të afta përsëri t'i përgjigjen dritës."

Kur hyjmë në sallonin e errët të kinemasë, fillimisht  nuk shikojmë asgjë, por në qoftë se hedhim një vështrim përreth pas rreth gjysmë ore, do të konstatojmë se shikojmë mjaft mirë. Dhe shkaku për këtë është se qelizat janë përshtatur ndaj errësirës. Por tek disa sëmundje, si degjenerimi i makulës, ose me avancimin e moshës, ky proces vonohet gjithnjë e më shumë, sqaron shkencëtari, ekipi i të cilit prej viteve studion mekanizmat e përshtatjes së qelizave të të parit ndaj dritës dhe errësirës.

"Një nga studimet tona më interesante bazohet mbi terapinë gjenetike – vazhdon tregimin e vet profesori Vlladimir Kefallov. Procesin e adaptimit ndaj errësirës e komprometuam tek minjtë, në ngjashmëri të asaj e cila ndodh në retinën e njeriut. Pas kësaj punuam një terapi gjenetike dhe mundëm me ndihmën e një virusi të zëvendësojmë gjenin e dëmtuar me një tjetër funksionues. Në këtë mënyrë rivendosëm funksionin e qelizave të shikimit dhe minjtë filluan të shikojnë përsëri. Ky rezultat për ne është shumë i rëndësishëm, sepse tregon se ka mënyrë që studime të ngjashme të çojnë deri në korrigjimin e sëmundjeve të syrit dhe tek njerëzit."

Sipas shkencëtarit në shërimin e verbërimit tanimë ka terapi të reja premtuese, prova të suksesshme klinike me pacientë dhe në përgjithësi "dritë në tunel".

"Teknologjitë zhvillohen jashtëzakonisht shpejt - më në veçanti në shkencat biologjike, si dhe në fushat si terapia gjenetike dhe qelizat burimore – shton profesori Kefallov. Këto janë gjithë gjëra, të cilat qenë të pamenduara përpara rreth 15 vjetëve, kurse sot përdorimi i manipulimeve gjenetike bëhet gjithnjë e më shpejt dhe më lehtë me përparimin e teknologjive. Një nga qasjet është të futen çipe elektronike – ato e zëvendësojnë retinën, kur ajo nuk funksionon normalisht, dhe përmes tyre pacientët mundin të rikthejnë të paktën ndonjë farë shikim elementar. Sipas meje ky nuk është varianti më i mirë, me qenë se çipet asnjëherë nuk do të jenë kaq të ndjeshme dhe të përsosura, siç është retina e njeriut. Rruga është që në ndonjë farë mënyre të evitohet humbja e funksionit të retinës ose ajo të mund të rivendoset me mënyra biologjike. Kështu që në këtë moment fusha jonë zhvillohet në mënyrë jashtëzakonisht dinamike dhe shpresoj se deri më 5-10 vjetëve do të kemi një përparim të madh."

Pavarësisht se ka zgjedhur një rrugë të mbushur me vështirësi dhe përpjekje të pabesueshme, profesori Vlladimir Kefallov çdo mëngjes zgjohet me mendimin sesa i lumtur është se mund të punojë atë, për të cilën ka ëndërruar. "Suksesi kërkon shumë punë këtu, por e mira është se ai nuk varet nga të tjerët, por vetëm prej teje", bën konkluzion ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD