Çdo vit organizata amerikane Lighthouse Guild i cakton një shkencëtari të vetëm të ashtuquajturën dekoratë të Breclerit për arritje të jashtëzakonshme në shkencat okulare. Në klubin elitar të liderëve botërorë në fushën e retinës u bashkua dhe profesori bullgar Vlladimir Kefallov, i cili është laureati i sivjetshëm.
Në ceremoninë gjatë muajit nëntor në Nju Jork, profesori Vlladimir Kefallov do të marrë një çek për 54 mijë dollarë, të lëna si trashëgimi nga filantropi Alfred Breslër. Ai do të kalojë nëpër qilimin e kuq, me qenë se është konsideruar si një nga studiuesit prijës të retinës së syve në botë dhe me punën e tij ka kontribuar për zgjerimin e njohurive sa u përket mekanizmave të çrregullimeve të shumta të vizionit njerëzor, thuhet në njoftimin zyrtar. Në këtë mënyrë shkencëtari bëhet bullgari i radhës i dalluar me çmim botëror, të cilin tashmë do ta njohim edhe në atdhe.
Që nga viti 2005, profesori Vlladimir Kefallov kryeson një laborator personal në Universitetin e Uashingtonit në Sejnt Luis. Ai ikën nga Bullgaria gjatë vitit 1993, me qenë se gjatë asaj kohe nuk ka kushte të mira për shkencë. Niset për në Boston, ku bën doktoraturë mbi biofizikën qelizore, kurse pas kësaj specializon në universitetin “Xhon Hopkins” (John Hopkins University) në Baltimor.
"Laboratori im merret me studimin e qelizave të shikimit në retinë - këto janë qeliza nervore, të cilat e "gëlltisin" dritën dhe aktivohen, që të fillojë procesi i të parit – tregon profesori Vlladimir Kefallov. Mundohemi që të kuptojmë sesi punojnë ato dhe përse nuk funksionojnë normalisht gjatë sëmundjeve të syve dhe në rastet e verbërimit. Mundohemi po kështu të gjejmë mënyrë që përmes agjentëve farmaceutikë ose llojeve të tjerë të shërimit t'i bëjmë këto qeliza të afta përsëri t'i përgjigjen dritës."
Kur hyjmë në sallonin e errët të kinemasë, fillimisht nuk shikojmë asgjë, por në qoftë se hedhim një vështrim përreth pas rreth gjysmë ore, do të konstatojmë se shikojmë mjaft mirë. Dhe shkaku për këtë është se qelizat janë përshtatur ndaj errësirës. Por tek disa sëmundje, si degjenerimi i makulës, ose me avancimin e moshës, ky proces vonohet gjithnjë e më shumë, sqaron shkencëtari, ekipi i të cilit prej viteve studion mekanizmat e përshtatjes së qelizave të të parit ndaj dritës dhe errësirës.
"Një nga studimet tona më interesante bazohet mbi terapinë gjenetike – vazhdon tregimin e vet profesori Vlladimir Kefallov. Procesin e adaptimit ndaj errësirës e komprometuam tek minjtë, në ngjashmëri të asaj e cila ndodh në retinën e njeriut. Pas kësaj punuam një terapi gjenetike dhe mundëm me ndihmën e një virusi të zëvendësojmë gjenin e dëmtuar me një tjetër funksionues. Në këtë mënyrë rivendosëm funksionin e qelizave të shikimit dhe minjtë filluan të shikojnë përsëri. Ky rezultat për ne është shumë i rëndësishëm, sepse tregon se ka mënyrë që studime të ngjashme të çojnë deri në korrigjimin e sëmundjeve të syrit dhe tek njerëzit."
Sipas shkencëtarit në shërimin e verbërimit tanimë ka terapi të reja premtuese, prova të suksesshme klinike me pacientë dhe në përgjithësi "dritë në tunel".
"Teknologjitë zhvillohen jashtëzakonisht shpejt - më në veçanti në shkencat biologjike, si dhe në fushat si terapia gjenetike dhe qelizat burimore – shton profesori Kefallov. Këto janë gjithë gjëra, të cilat qenë të pamenduara përpara rreth 15 vjetëve, kurse sot përdorimi i manipulimeve gjenetike bëhet gjithnjë e më shpejt dhe më lehtë me përparimin e teknologjive. Një nga qasjet është të futen çipe elektronike – ato e zëvendësojnë retinën, kur ajo nuk funksionon normalisht, dhe përmes tyre pacientët mundin të rikthejnë të paktën ndonjë farë shikim elementar. Sipas meje ky nuk është varianti më i mirë, me qenë se çipet asnjëherë nuk do të jenë kaq të ndjeshme dhe të përsosura, siç është retina e njeriut. Rruga është që në ndonjë farë mënyre të evitohet humbja e funksionit të retinës ose ajo të mund të rivendoset me mënyra biologjike. Kështu që në këtë moment fusha jonë zhvillohet në mënyrë jashtëzakonisht dinamike dhe shpresoj se deri më 5-10 vjetëve do të kemi një përparim të madh."
Pavarësisht se ka zgjedhur një rrugë të mbushur me vështirësi dhe përpjekje të pabesueshme, profesori Vlladimir Kefallov çdo mëngjes zgjohet me mendimin sesa i lumtur është se mund të punojë atë, për të cilën ka ëndërruar. "Suksesi kërkon shumë punë këtu, por e mira është se ai nuk varet nga të tjerët, por vetëm prej teje", bën konkluzion ai.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..
Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..
Shtëpia e Historisë Evropiane - Brukseli viziton Muzeun Kombëtar Etnografik me ekspozitën udhëtuese "E vërteta apo gënjeshtra? Një histori e mashtrimeve..