Deri më 30 qershor në Мuzeun Regjional Historik në Sofje mund të shikohet ekspozita “Qoftë e bekuar buka dhe jeta”. Ajo përmban eksponate nga koleksioni i dhuruesit dhe mecenatit Antonio Vasilev. Theksi është mbi vulat për bukë “meshanikë”, të ashtuquajturat “jerusalimii”, shtampa dhe ikona, të përdorura në kultin e krishterë, në shtëpi dhe kisha.
“Ekspozita ka pretendime të prezantojë për herë të parë rreth 150 vula të quajtura”meshanikë”. Ky është koleksioni më i madh në Bullgari, por mbase dhe në Ballkan” – thotë Katelina Pavllova, kuratorja e ekspozitës. Këto vula përdoren për përurimin e bukës. Vulat e treguara janë punuar prej druri dhe më rrallë prej mermeri, alabastri apo bronzi. Ato përdoren vetëm në kishë për një nga të shtatë sakramentet e fesë të krishterë ortodokse – Evharistia. Janë eksponuar dhe vula me pamje të shenjtorëve, të cilët janë ruajtur kryesisht në shtëpitë dhe janë përdorur për përurimin e bukëve të shtëpisë lidhur me ndonjë festë të caktuar, ose dhe lidhur me tradita të ndryshme në familje. Në një nga meshanikët më të mëdhenj prej guri është e paraqitur skena e Ungjillëzimit të Hyjlindëses Mari."
Koleksioni i Antonio Vasilevit është grumbulluar 20 vjet dhe siç thotë dhe vetë ai, “për çdo gjë ka kohë dhe ja se erdhi momenti kjo ekspozitë të realizohet dhe të tregohet përpara publikut të gjerë. Vulat më të panjohura janë nga Bullgaria Veriperëndimore. Në vendin tonë dominojnë vulat e rrumbullakët, por në krahinën e qytetit Vidin takohen dhe të tjera, me forma të çuditshme të kryqeve, të cilaët janë shumë interesante” – tregoi koleksionuesi.
Për herë të parë ekspozohen katër të ashtuquajturat “jurusalimii” nga fundi i shekullit të 18 dhe fillimi i shekullit të 19 , ku më e madhja prej tyre është nga viti 1892 dhe është me përmasa 176 x 127 centimetra.
“Këto janë pëlhura të mëdha, mbi të cilat ka imazhe të bëra sipas rregullave kanonike prej mjeshtërve palestinez, me kërkesën paraprake të pelegrinët në Jerusalem dhe në Varrin e Perëndisë. Më shpesh në to mund të shihet interieri i kishës “Ngritja e Krishtit”. Në të është shkruar emri i porositësit, viti në të cilin është bërë udhëtimi i tij deri tek Varri i Zotit jetëdhënës, kurse para emrit është vendosur titulli “Haxhi”. Këto pëlhura haxhiu i ka sjellë në shtëpi, i ka vënë në dhomën më të mirë, i ka treguar të gjithë të njohurve dhe miqve, është kujdesur që ato të ruhen mirë, i ka mbuluar gjatë ditëve të zakonshme me beze të bardhë që të mos të zbardhen ngyrat dhe të pëlhura të mbetet për trashëgimtarët e tij” – tregon Katelina Pavllova.
Shtampat po kështu janë blerë gjatë udhëtimeve deri në Varrin e Shenjtë. Të transportuara të palosura ose të bëra në formë tubi, ato me kujdes janë ruajtur në shtëpi, bashkë me ikonat e shtëpisë.
"Shtampat janë printime të zeza dhe të bardha, mbi të cilat ngyrat janë shtuar më vonë suplementarisht. Ato janë kryesisht nga fundi i shekullit të ХVIII dhe fillimit të shekullit të XIX. Këto janë të ashtuquajturat ikona prej letre, të cilat bullgari i ka blerë nga vendet e shenjta nëpër tokat bullgare dhe na Atoni. Shtampa të tilla ka qenë dhe në Jerusalem. Tek ne ne eksponojmë një pjesë shumë të vogël të koleksionit të Antonio Vasilevit. Këto janë 5 shtampa, mbi të cilat ka piktura të manastirit të Zografit, të Hilendarit dhe të Baçkovos, një shtampë të Shën Kolit me skena jetike dhe një shtampë të Kryeengjëllit Mihail, i cili merr shpirtin” – sqaron Katelina Pavllova.
Ekspozita dhe të gjitha ngjarje,t të cilat e shoqërojnë atë, të lidhura me koleksionimin dhe filozofinë fetare, zhvillohen me bekimin e Patriarkut bullgar dhe mitropolit të Sofjes, Shenjtërisë së Tij Neofit I. Mecenati Antonio Vasilev mori një diplomë admirali në shenjë të mirënjohjes për veprimtarinë e tij atdhedashëse, kurse ai nga ana e vet i dhuroi një nga pëlhurat e eksponuar dhe 4 nga ikonat e treguara Muzeut Regjional Historik të Sofjes.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: sofiahistorymuseum.bg, Desisllava Semkovska dhe Ani Petrova
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..