Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valentin Llazar i është mirënjohës të atit për çdo këshillë

Valentin Llazar dhe Simo Llazarov – biri dhe babai bashkë ne skenë
Foto: arkiv personal

Veglat muzikore janë lodrat e tij nga fëmijëria dhe deri më sot frymëzohet nga të gjitha veglat e reja elektronike muzikore. Kompozitor dhe pedagog në një shkoll në Tel Aviv, autor i një libri për teknikën e sintezatorëve, Valentin Llazar krijon me bindjen se jep më të mirën nga vete.

Sivjet mbushen 45 vjet nga krijimi i studios së parë për muzikë elektronike në Bullgari. Kjo ndodhi në vitin 1974 në Radion Kombëtare Bullgare, udhëheqja e atëhershme e së cilës përkrahu idenë e inxhinierit të porsaemëruar në punë Simo Llazarov të krijohet një studio e tillë me pajisjen më moderne. Ai kishte prirje të eksperimentojë dhe të kompozojë në një stil krejt të ri për kohën në të cilën jetonte – muzikën elektronike dhe kompjuterike. Simo Llazarov rriti në një familje të muzikantëve - një violinisti dhe një dirigjenti, dhe që nga mosha pesëvjeçare i binte pianos. Po këtë fat e kishte pas vitesh edhe biri i tij Valentin Llazar, fëmijëria e të cilit kaloi nën ndikimin dhe udhëzimet e të atit, të cilit iu shpreson edhe më sot. Kur ishte fëmijë Valentini priste me padurim ditët, kur frekuentonte me të atin Radion Kombëtare Bullgare.

Që nga mosha më e re e shoqërova tim at Simo Llazarov në koncertet e tij dhe në punimet që bënte. Isha nja 6-7 vjeçar kur bashkë takoheshim me kolegët e tij muzikantë – tregon Valentini. – Edhe më sot mbaj mend sintezatorin e madh “Sinti 100” në studion e muzikës elektronike të Radios Kombëtare Bullgare. Kishte qindra potenciometra dhe susta, me ndihmën e të cilave nxirreshin tingujt.

Kur ishte 15 vjeçar Valentin Llazari fitoi një bursë e cila iu dha atij mundësi të mësojë në Izrael. Edhe më sot ai mban mend këshillin e të atit, se “gjithçka që do të mësosh duhet të harrosh më pas, kështu që të vazhdosh krijimtarinë me një instinkt primar”. Kur mbërriti në Izrael Valentini nuk zotëronte gjuhën ivrit, prandaj frekuentonte një kurs të specializuar gjuhësor dhe një shkollë për mësimin e shkencave kompjuterike. Atij iu imponua që brenda 3-4 muajve të mësojë gjuhën. Më vonë u kthye në Bullgari ku mbaroi pedagogjiken muzikore në Universitetin e Sofjes dhe “Muzikë kompjuterike dhe saund dizajn” në Universitetin e Ri Bullgar.

Sot Valentin Llazar jeton në Tel Avivin, ku ka studio të vet muzikore. Përveç si kompozitor punon si pedagog në një shkollë fillore. Është i bindur se nxënësit, me të cilët çdo javë ka takime, janë kritikët më të mirë. Kjo për arsye, se fëmijët tregojnë se çfarë pëlqejnë dhe për çfarë humbin interesin.

Përsa i përket bashkësisë bullgare, Valentin Llazar mban lidhje me miqtë e tij nga Bullgaria të cilat emigruan në Izrael. Krahas kësaj takoi shumë miq të tjerë. “Lidhja midis Izraelit dhe Bullgarisë është shumë e fortë dhe kjo më sjell një gëzim të madh. Shumë grupe bullgare vijnë këtu, ndërsa muzikantë izraelitë japin koncerte në Bullgari. Lidhjen me Bullgarinë e mbaj të gjallë. Kontaktet e mia janë kryesisht mbi bazë miqësore, por do të gëzohem në se do të vendos edhe kontakte profesionale”, thekson Valentin Llazari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD