Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fric Cviki – i ati i materisë së errët dhe i yjeve super të reja, lindi në Bullgari

Një nga astronomët dhe astrofizikanët më të mëdhenj, emri i të cilit gjithnjë do të mbetet lidhur me yjet, lindi në Bullgari pak para fillimit të shekullit XX. Më 14 shkurt të vitit 1898 në regjistrin e Bashkisë së qytetit të Varnës u regjistrua një fëmijë nga seksi mashkullor me emrin Pric F Cviki. Madje edhe gabimi i nëpunësit nuk do të ishte pengesë që zbulimet e tij të befasojnë gjithë botën shkencore.

Familja CvikiVitet e para Fric Cviki (Fritz Zwicky) i kaloi në qytetin e lindës, përderisa i ati nuk e përcolli të mësojë në vendbanimin zviceran Molis, ku jetuan gjyshja dhe gjyshi i tij. Tregtari zviceran Fridolin Cviki, i cili në qytetin bullgar Varnë zhvillonte një tregti të suksesshme me metale, ëndërronte që edhe biri të ndjekë hapat e tij. Mirëpo, djali u pasionua pas shkencës dhe mbaroi fizikën eksperimentale në Institutin Politeknik Federal të Zvicrës (Swiss federal polytechnic school). Ndërkohë fitoi bursë nga Fondacioni “Rokfeler” dhe në vitin 1920 nisi për të punuar në Institutin Teknologjik në Kaliforni Kalteh (Caltech), ku mbeti deri në fund të jetës. Në Amerikë Fric Cviki arriti të transferojë një nga të ashtuquajturat teleskopë Shmit (Schmidt telescopes) përmes fushës së gjerë të të cilit ai shikonte grumbuj të galaktikave të largëta. Kështu ai arriti të bëjë zbulimet e veta të famshme.

Duke studiuar ata grumbuj të galaktikave, Fric Cviki shfrytëzonte të ashtuquajturën teoremë për virialin për të llogaritur masën e tyre – tregon Vencisllav Dimitrov nga Instituti i Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. – Kështu ai vërtetoi, se masa e plotë e galaktikave dallohet nga masa e yjeve në to (pra substanca e ndritshme, që shohim përmes teleskopit). Deri atëherë konsiderohej, se masa e një galaktike është aq sa është shuma e masave të të gjitha yjeve në të. Mirëpo, nga studimi u bë e qartë, se në galaktikë ka edhe një masë tjetër, e cila nuk ndriçon si yjet, gjë nga e cila del konkluzioni, se ajo nuk mund të shihet. Fric Cviki i dha asaj emrin “materi të errët”.

Më 15 janar të vitit 1934 revista “Fizikëll rivju” (Physical Review) botoi një rezume të prezantimit të Fric Cvikit dhe bashkëpunëtorit të tij Uoltër Baade (Walter Baade), e cila caktohet si një nga dokumentet më largpamëse në historinë e fizikës dhe astronomisë. Në të për herë të parë përmenden yjet e reja dhe yjet e neutroneve.

Fric Cvikit (djathtas) dhe Uoltër Baade

Yjet masive kur sosin rezervat e tyre nga hidrogjeni dhe vjen fundi i jetës së tyre, tepër shpejtë hyjnë në kolaps dhe kthehen në yje super të reja – vazhdon astronomi Vencisllav Dimitrov. – Ky akt quhet “super i ri” – vet ylli shpërthehet dhe për çaste të sekondës çikëlon materialin nga bërthama në hapësirën përreth ndëryjore. Në kohën e shkencëtarit Fric Cviki ishin të njohur të ashtuquajturat yje të reja dhe për to dihej, se papritmas rrisin shkëlqimin e tyre për shkak të proceseve, të cilat ndodhen në to. Pikërisht atëherë u zbulua neutroni dhe shkencëtari shpalli, se ka mundësi, që kur një yll hyn në kolaps të kthehet në neutron, duke kaluar përmes procesit të quajtur “super të ri”. Kështu ai e vuri në shfrytëzim termin “yll të neutroneve”.”

Për zbulimet e jashtëzakonshme, të cilat i paraprinin kohës Fric Cviki mori medaljen presidenciale të lirisë nga kreu amerikan i shtetit Hari Truman dhe medaljen e artë të Bashkimit Mbretëror Astronomik Britanik. Përveç se ishte një shkencëtar i talentuar, ai ishte dhe një njeri i përzemërt dhe bamirës. Krahas kësaj ai iu kundërvihej përpunimit dhe shfrytëzimit të lëndës bërthamore. Fric Cviki u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare dhe vetëm një pllakë përkujtimore mbi fasadën e shtëpisë familjare në qytetin Varnë sot kujton, se këtu lindi një nga shkencëtarët më të mëdhenj botërorë.

Pse nuk flitet më shumë për të tek ne nuk mund të them – thekson me befasi Vencisllav Dimitrovi. – Fric Cviki është një astronom i madh, një shkencëtar i talentuar, i cili lindi dhe rriti këtu shtatë vitet e para të jetës së tij, pra vitet më të rëndësishme për zhvillimin e njeriut. Doemos në rrethet e astronomëve emri i tij dihet, sepse kur punojmë me yjet super të reja, me materinë e errët, me galaktikat, iu mbështetemi zbulimeve, teorive dhe hipotezave të bëra prej tij."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD
Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD