Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arcángel: “Duhej të rinovonim traditën menjëherë... dhe me dashuri”

Këngëtari i Flamengos, producentët dhe kompozitori Gjeorgji Petkov prezantojnë “Estruna”

Foto: @estrunaproject

Koncerti është më 31 mars, në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Arcángel, grupi i tij dhe kori bullgar me dirigjent Gjeorgji Petkov mbërrijnë pas një koncerti në Stamboll, të pranuar jashtëzakonisht mirë nga publiku. Muzikantët  prezantojnë projektin “Estruna”, të krijuar përpara 4 vjetëve . Ideja është e “Xhaz plusit” një markë  producenti , prapa së cilës qëndrojnë  Margarita Borisova dhe Javor  Gançev. Rezultati dhjetëra koncerte dhe Al este del cante, albumi, i cili gjatë vitit 2018 fitoi Latino Grami. Pas Le Mystère des voix bulgares. Volume Two, të korit popullor të njohur të grave “Misteri i zërave bullgar”, i dekoruar me Grami gjatë vitit 1990, kjo është dekorata më e madhe botërore për album me pjesëmarrjen  e muzikantëve bullgarë. Incizimet e Al este del cante janë të bëra gjatë gushtit të vitit 2017 në Spanjë, gjatë kohës së 3 koncerteve, por kryesisht në teatrin antik romak në qytetin Merida.

"Ideja lindi në mënyrë spontane pas vizitës së këngëtarit spanjoll Arcángel dhe trios së tij gjatë vitit 2012, me ftesë të “Xhaz plus” rikujton Margarita Borisova. Pas koncertit  biseduam gjatë, këmbyem ide dhe gjendje muzikore shpirtërore. Ne thamë mendimin tonë sesa e pëlqejmë flamengon spanjolle, kurse Arcángel se kërkon një harmoni perfekte të zërave bullgar, siç e quan ai. I premtuam njëri-tjetrit të bëjmë diçka bashkërisht. U lidhëm me Gjeorgji Petkovin, i cili tanimë kishte  projekte të shumta ndërkombëtare dhe përvojë në gërshetimin e folklorit bullgar me tradita të tjera. Detyra e tij në “Estruna” qe shumë më e vështirë – ideja qe të krijohet një pamje e re homogjene muzikore. Siç thotë Arcángel, duhet të rinovojmë traditën menjëherë dhe me dashuri, sepse e njohim dhe e duam. Mbështetemi dhe tek  muzikantët e shkëlqyer, të cilët kontribuuan shumë  për formimin e pamjes së “Estruna” Antonio Forçone (kitarist dhe kompozitor), Dani de Morón, i cili duhej të “përshtaste”  folklorin bullgar me gjuhën e flamengos. Një ngjyrë të posaçme shtuan dhe Rycardo Moreno (kitarë), Agustín Diassera (perkusione), José Manuel Posada “El Popo" (bas)."

"Publiku në Spanjë  e njeh shumë mirë dhe e do Arcángel, por gjithmonë është i befasuar nga ky gërshetim i zërave bullgarë dhe i folklorit thotë Javor Gançev. Kjo është diçka e cila nuk hyn lehtë në “gjeometrinë e flamengos”, kurse në fund gjithmonë transformohet në entuziazëm, eufori, dhe duartrokitje. Publiku spanjoll është konservator ndaj traditave të veta dhe nuk pranon çdo provë që ato të rinohen. Suksesi i koncerteve  të “Estruna-s” na jep të drejtën të themi se, kjo është një punë e kryer mirë, rezultat  i vendimeve të drejta dhe i frymëzimeve."

Përveç se është një këngëtar i talentuar, Francisko Hose Arcángel Ramos është dhe njeri me njohuri të shumta dhe një interes të vërtetë ndaj shtresave të thella të kulturës, pavarësisht nga përkatësia e saj kombëtare.

"Flamengon e mësojmë prej mësuesve të shumtë, sa më shumë kaq më mirë, kyçi është në dëgjim - kudo dhe nga të gjitha burimet tregon ai. Për herë të parë dëgjova folklor bullgar gjatë vitit 1999 në Cantar del Alma në bazë të tekstit të Lorkas, një interpretim të mentorit tim të madh Enrique Morente. Aty kishte dhe folklor bullgar, vepër e Gjeorgji Petkovit. Por, kur e dëgjova korin e Gjeorgjit aty për aty, me të vërtetë mbeta i shastisur nga zërat, nga mënyra, në të cilën i përdorin këngëtarët, nga mundësitë të cilat ata i kanë, nga nxjerrja e zërit dhe harmonitë e ndërlikuara dhe me shumë shtresa. E gjithë kjo më bëri një përshtypje të madhe. Kur njeriu dëgjon sesi këndojnë këta djem, fillon duke u kompleksuar, mendon se, ka ditur të këndojë, por në fakt  shikon sesa ka akoma për të mësuar. Nga ana tjetër gëzohem dhe dëfrej shumë. Kam vizituar Sofjen shumë herë, ky është një qytet të cilin unë e adhuroj. Kam shokë aty dhe gjithmonë kthehem me emocion dhe gëzim."

"Në pamje të parë asgjë nuk lejon që këto tradita të mund të gërshetohen, por duke vërejtur filozofinë e të dyja kulturave, ka gjëra shumë të përbashkëta – fjalë këto të Gjeorgji Petkovit. Që të dyja traditat muzikore janë shumë emocionuese, këngët tregojnë nga historitë më të mjera deri tek ato më të gëzueshme. Gjëja tjetër e përbashkët është ky temperament i zjarrtë. Ne jemi shumë të ndjeshëm, spanjollët  po kështu, shumë shpejt vihet në qarkullim sistemi nervor dhe tek njëra palë dhe tek pala tjetër. Kurse formimi i një pamjeje artistike, është çështje e një pikëpamjeje muzikore, teknike, dhe e një analize shumë të hollësishme. Duhej të zhytesha këmbë e kokë në flamengo, të analizoja ndërtimin harmonik të la-së në këtë muzikë. Flamengo-muzikantët mund të harmonizojnë në bazë të dëgjimit çdo gjë, por për korin popullor është e domosdoshme të bëhet parti për çdo një zë të veçantë. Njëherë Arcángel pëlqeu një këngën time dhe deshi ta përfshijë në një Bulería. Më dukej se nuk mund të gjejë pika të përbashkëta, por u formua një të kënduar vetëm me zëra, pa muzikë. Në disk ajo është e incizuar vetëm me një mikrofon përpara një publiku prej 3000 vetave. Në disa këngë Arcángel këndon në gjuhën bullgare për shembull “A je tulipan, apo je zymbyl. Në një koncert këndoi bashkë me ne këngën e “Rufinkës”. Ai është një improvizues i madh dhe vazhdimisht kërkon gjëra të reja, nuk e lemë projektin të qëndrojë në një vend. Kohët e fundit me vajzat  vendosëm të dëgjojmë diskun përsëri dhe saktësuam se, shumë këngë janë të pasuruara dhe të ndryshme, gjë e cila është shumë e mirë për publikun tonë të përhershëm."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore bullgare nuk mund të përkthehet, por është magnetike për botën

Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..

botuar më 24-06-18 8.35.PD

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..

botuar më 24-06-17 8.10.PD

“Liruar” – humor veror me Innerglow

Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..

botuar më 24-06-14 8.15.PD