Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjimnastja Radina Filipova me rol në një film të “Disney”

Elefanti Dëmbo kthehet në ekran në një prodhim joshës me heronj të gjallë dhe me një mesazh të përjetshëm-në qoftë se besojmë në vetvete, ajo me të cilën jemi të pazakonshëm, mund të na ngrejë kaq lart, saqë të fluturojmë. Historia e kafshës me veshë të mëdhenj zhvillohet në arenën e cirkut, ku krahas me yjet e Hollywood-it del dhe një vajzë bullgare – gjimnastja Radina Filipova.

Në një ditë vere gjatë vitit 2017, Radina ecën drejt bregut të detit, kur bie zilja e telefonit dhe përpara saj hapet një horizont i ri po kaq i madh.

"Po shkoja në plazh, kur më telefonoi shoqja ime, ish gjimnaste, e cila merret me artin e cirkut – kujtohet ajo.Doli se, në prodhimin e “Disney” në momentin e fundit është liruar vend dhe shoqja ime më kishte zgjedhur mua të marr pjesë. Duhej të dërgoj menjëherë dokumente, fotografi dhe video, me qenë se seleksionimi qe mjaft serioz dhe që të gjithë kishim kaluar përmes kastingut. U ktheva në shtëpi dhe për rreth 4 orë i bëra të gjitha gjërat të cilat duheshin. Ditën tjetër mora miratimin dhe pas disa ditëve u nisa për në Londër, për të marrë pjesë në film."

Radina merr pjesë në koreografinë e cirkut për filmin në bazë të filmit vizatimor “Dëmbo”, i cili ka dalë për herë të parë në ekran gjatë vitit 1941. Premiera e madhe e versionit filmues tanimë kaloi më 11 mars me sukses të madh në Los Anxhelos, kurse në Bullgari filmi do të dalë në kinema më 29 mars.

"Roli im qe më tepër të një gjimnasteje, sepse kërkonte cilësi, të cilat mund ti zhvillosh vetëm në gjimnastikë – tregon për pjesëmarrjen e vet në film Radina.Përgatitja zgjati një muaj dhe deri në fillimin e xhirimit stërviteshim gjatë gjithë ditës, sepse duhej të arrijmë një sinkron të jashtëzakonshëm. Ishte mjaft rëndë, por në fund gjërat u bënë në mënyrë perfektë dhe shumë shpejt do ta shikoni."

Në botën magjepsëse dhe marramendëse të regjisorit Tim Burton vetëm kërcimtarët, zhonglerët dhe artistët e tjerë në arenë janë të vërtetë. Kafshët, bile dhe elefanti Dëmbo janë vizatuar me një përsosmëri të plotë, tregon Radina.

"Në ditën e parë të filmimit që të gjithë ishim tepër të paduruar që të shikojmë  yjet më të mëdhenj- Colin Farrell, Daniel DeVito, Michael Keaton, Eva Green dhe ata u paraqitën tamam në sekondë – thotë akoma gjimnastja.Në sheshin e xhirimit të filmit çdo gjë ishte jashtëzakonisht e organizuar, çdo një prej nesh e dinte orën dhe minutën, në të cilën duhej të zërë vendin e vet. Munda të njihem me aktorët kryesor dhe personalisht të këmbej disa fjali me ta. Mbeta me përshtypje të shkëlqyera për shkak të qëndrimit të tyre mjaft të njerëzishëm dhe respektues, me të cilin komunikonin dhe silleshin me ne. Qenë mjaft të përpiktë, të saktë, gjithmonë në kohë – gjithë këto gjëra, të cilat tanimë nuk takohen kaq shpesh. Por, të cilat Radina i ka mësuar akoma si e vogël, në sallën e gjimnastikës ritmike, me qenë se hyn në skuadrën e vajzave të arta të Bullgarisë."

Mjerisht, një traumë e rëndë e ka nxjerrë nga sporti i madh kur ajo është mezi 18 vjeçe, por jo përpara se të realizojë ëndrrën e vet dhe të luajë në kampionatin botëror pavarësisht nga kërcënimi mjekësor. 3 vjet më vonë ajo zgjedh të harrojë dhimbjen, të kujtohet vetëm për momentet e bukura dhe me guxim të shikoj përpara.  Ajo merr pjesë dhe si gjyqtare në gjimnastikën artistike, ndihmon në sallën e trajneres së saj personale Filipa Filipova, merret me modë, dhe shumë shpejt do të përfundojë studimet e administratës së biznesit në Universitetin e qytetit bregdetar Varna. Dhe me qenë se tanimë është afruar pranë industrisë së kinemasë përmes disa prej profesionalistëve  më të mirë të Hollywood-it, ëndërron të bëhet një prej tyre. Por, dhe Dëmbo është një frymëzim i shkëlqyer për forcën e njeriut, i cili beson në sukses dhe është i bindur se do të gjejë rrugën e vet në jetë. “Kur bën atë, të cilën e pëlqen, kjo të jep krahë, shton Radina.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD