Ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva e cilësoi deklaratën e homologut të saj turk Mevljut Çavushoglu (Mevlüt Çavuşoğlu) për Ligjin për bashkësitë fetare në Bullgari si fare e papranueshme për marrëdhëniet e miqësisë. Ajo tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Çavushoglu me kërkesë të tij dhe në këtë bisedë ai ka shprehur shqetësimin e vet se Ligji për bashkësitë fetare është kundër fesë myslimane. Zaharieva e ka hedhur poshtë këtë pohim duke thënë se në ligjin në fjalë nuk ka tekste kundër asnjë feje dhe se Parlamenti bullgar e ka të drejtën të kujdeset për financimin e të gjitha bashkësive fetare tek ne, në mënyrë që ato të ndiejnë se janë të barabarta me njëra-tjetrën. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme është ftuar për bisedime ambasadori turk në Sofje, shtoi Zaharieva dhe nënvizoi se Bullgaria kurrë nuk është dorëzuar para presionit.
Para ambasadorit Hasan Ulusoj (Hasan Ulusoy) u vu në dukje, se prioritet i politikës së jashtme bullgare është të mirëmbajë dialogun me vendet fqinje në respektim reciprok dhe mosndërhyrje në punët e brendshme. Zoti Ulusoj shpjegoi, se fjalët e ministrit Çavushogllu janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe paraqiten në mënyrë të gabuar. Diplomati siguroi Ministrinë Bullgare të Punëve të Jashtme, se pala turke nuk ka pasur ndërmend të ofendojë Bullgarinë ose të ushtrojë ndikim mbi procesin legjislativ.
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..