Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pyjet e ahut në Parkun “Ballkan Qendror” tashmë janë në listën e UNESKO-së të trashëgimisë natyrore

Foto: arkiv

Më 27 mars Parku Kombëtar “Ballkan Qendror” mori certifikatën e objektit të trashëgimisë natyrore të UNESKO-së. Kështu pyjet e ahut në park bëhen pjesë e një objekti evropian të trashëgimisë botërore “Pyjet e vjetra dhe primare të ahut në Karpatet dhe në rajone të tjera në Evropë”.

Bullgaria u përfshi në të me pyjet më të mira të ahut (afro 11 mijë hektarë) të shtrira në nëntë rezervatet që janë në territorin e Parkut “Ballkan Qendror” – “Boatin”, “Cariçina”, “Kozja Stena”, “Steneto”, “Sokollna”, “Peeshti Skali”, “Stara Reka”, “Xhendema”, “Severen Xhendem”.

Dallimi iu dorëzua drejtorit të parkut “Ballkan Qendror” Genço Iliev në një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Ambientit Rrethues dhe të Ujërave nga zëvendës ministri Krasimir Zhivkov. 30 000 hektarë gjithsej janë pyjet e ahut në park të cilat mbrohen që nga krijimi në vitin 1991. Përpjekjet tani janë të përqendruara mbi popullarizimin e pyjeve shekullore të ahut nëpërmjet tërheqjes së më shumë turistëve. Objekti “Pyjet e vjetra dhe primare të ahut në Karpatet dhe në rajone të tjera në Evropë” përfshin 78 komponentë të shtrirë në territorin e 12 shteteve evropiane – Austri, Shqipëria Belgjikë, Bullgari, Rumani, Slloveni, Spanja, Itali, Kroaci, Gjermani, Ukrainë dhe Sllovaki.

Me përfshirjen e pyjeve të ahut në Ballkanin Qendror objektet natyrore bullgare në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-së u bënë tri. Që nga viti 1983 dy nga territoret emblematike natyrore bullgare – Parku Kombëtar “Pirin” dhe Rezervati Natyror “Srebërna” – janë pjesë e kësaj liste.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..

botuar më 24-12-24 2.48.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD

Dy artistë britanikë krijojnë prej rëre një skenë të Lindjes së Krishtit në Burgas

Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..

botuar më 24-12-24 4.20.PD