Tanimë 12 vjet iniciativa “Ora e Tokës”, e cila filloi në Sidnej të Australisë, vazhdon të jetë lëvizja më masive botërore me fokus mbi natyrën. Sot ajo frymëzon njerëz, bashkësi, bile sipërmarrës dhe organizata në dhjetëra vende. Qëllimi i të gjithëve është të tregojnë në një mënyrë simbolike me shuarjen e dritës për 1 orë, qëndrimin e vet ndaj problemit të ndryshimeve klimatike. Fushata, e cila në Bullgari organizohet nga Fondi Botëror për Natyrën e Egër (WWF), është një apel ndaj çdo njërit prej nesh që të mendojë sesi t’i përdorë resurset natyrore dhe të angazhohet me ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm:
“Sivjet pritet që në këtë iniciativë të përfshihen 188 shtete” – shpjegon Konstantin Hristov nga WWF. “Miliona veta do të mblidhen, për ta drejtuar vëmendjen publike ndaj problemeve ekologjike gjithnjë e në rritje si problemet klimatike dhe humbja e larmisë biologjike. Sipas traditës çdo vit në fund të muajit mars (sivjet më 30 mars), midis orës 20,30 dhe 21, 30, njerëzit në mënyrë simbolike i fikin dritat në shtëpitë e tyre. Kështu tregojmë solidaritet për një të ardhme më të qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë tregojmë se veprimet e vogla të secilit njeriu janë me rëndësi për planetin e madh.
Në Sofje “Ora e Tokës” fillon akoma në orën 10 në mëngjes, në Kopshtin e Qytetit para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”. Aty hap dyert një treg fermerësh “Nga ferma jonë me dashuri për ju”, i cili në praktikë tregon sesi mbrojtja e natyrës mund të frymëzojë prodhimin fitimprurës të frutave dhe perimeve të pastra. Janë organizuar dhe punishte tematike në treg, ku vizituesit mund të përfshihen në gatimin e reçelit, krijimin e lodrave prej dylli ose në bërjen e biskotave të kripura.
“Ideja është që vizituesit dhe klientët t’i prekin dhuntitë e natyrës dhe të ndjekin procesin- sesi një produkt i thjeshtë mund të kthehet në një ushqim cilësor”, thotë Konstantin Hristov dhe shton: “Kjo është tepër e vlefshme, që të lidhemi përsëri me natyrën dhe të kuptojmë se përse duhet ta ruajmë. Në afërsi me Kopshtin e Qytetit, në sheshin “Aleksandër Batenberg”, do të ketë pika të posaçme për mbledhjen e tekstilit dhe teknikës së vjetër. U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve, të cilët kanë sende të cilat nuk u duhen, rroba ose ndonjë farë teknike, të cilën nuk do ta përdorin më – ta shpien aty për riciklim.
Gjatë gjithë ditës, organizata e skautëve bullgarë do të marrë pjesë me iniciativa të ndryshme, kushtuar ruajtjes së natyrës. Pikërisht në “Orën e Tokës” – në orën 20.30 para Teatrit Popullor “Ivan Vazov", kur fillon shuarja e dritave të Sofjes, WWF fton të gjithë kryeqytetasit dhe miqtë në një koncert akustik dhe një shou me zjarr.
Për adhuruesit e malit është planifikuar një ngjitje nate në malin Vitosha.
"Kjo është qershia e tortës. Për adhuruesit e bukurisë së natyrës së gjallë, WWF dhe Asociacioni Bullgar për Ski organizojnë një ngjitje nate të majës Çerni Vrah (Maja e Zezë). Kjo zhvillohet për vit të tretë të radhës dhe interesi ndaj kësaj nisme bëhet gjithnjë e më i madh. Pika e takimit është përpara shtëpisë turistike “Aleko” në orën 19,30 dhe itinerari do të zgjidhjet në varësi nga situata meteorologjike. Kthimi është në orën 21.30. Pjesëmarrësit duhet të jenë të veshur shumë mirë dhe të mos të harrojnë gjendjen e mirë shpirtërore dhe harenë e vet. Bashkë me ne do të jetë dhe Momçill Panajotov i cili është pjesë e ekipit të shpëtimit malor, që do të kujdeset për sigurinë e marshimit."
Grupin do ta shoqërojnë dhe përfaqësues të WWF Bullgaria, të cilët do të tregojnë gjëra interesante, si për vet iniciativën, kështu dhe për veprimtarinë e tyre ambicioze për mbrojtjen e natyrës në pyjet bullgare. Qëllimi i marshimit është të tregohet lidhja e fortë midis natyrës dhe njerëzve dhe të tërhiqet vëmendja drejt ruajtjes së resurseve të saj.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: BGNES dhe arkiv
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..