Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi kërkon maturë të detyrueshme të matematikës

Foto: архив

Shoqata e Kapitalit Industrial  kërkon ndryshime në arsimin bullgar, në mënyrë që të përmirësohet lidhja me tregun e punës. Një nga masat është matura e detyrueshme e matematikës. Që të mund të kemi inxhinierë të mirë me diploma universitare, duhet të ketë njerëz të rinj të përgatitur mirë në shkencat matematike dhe natyrore, tha Vasill Velev nga Shoqata e Kapitalit Industrial . Punëdhënësit mendojnë se propozimi i tyre mund të hasë kundërshtimin e prindërve. Velevi tha se 68% e punëdhënësve tek ne kanë probleme për shkak të mengesës së kuadrove të kualifikuara, derisa përqindja mesatare në botë është 45. Bullgaria është në një nga vendet e fundit në Bashkimin Evropian për nga produktiviteti i punës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët..

botuar më 25-01-24 7.35.MD

Ministri i jashtëm Georg Georgiev ndodhet për një vizitë në Sulltanatin e Omanit

Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..

botuar më 25-01-24 7.00.MD

Presidenti Rumen Radev dhe komisionerja evropiane Ekaterina Zaharieva diskutuan për të ardhmen e arritjeve shkencore

Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..

botuar më 25-01-24 4.28.MD