Një bust i Atanas Burovit ishte vendosur në godinën e Parlamentit Evropian në Bruksel, kurse hapësira e të gjithë katit të parë të institucionit tanimë mban emrin e financierit, diplomatit dhe politikanit bullgar. Iniciatorët për këtë ishin eurodeputetët bullgarë nga Partia Popullore Evropiane.
Financier, deputet në 10 parlamente dhe ministër në 4 qeveri – në periudhat më të turbullta për Bullgarinë, ky është Atanas Burovi. Me autoritetin, diplomacinë dhe kontaktet e tij, Burovi e ka nxjerrë vendin tonë nga kushtet poshtëruese të Traktatit të Neuilly-sur-Seine gjatë vitit 1919. Ai ka rinegociuar planin e pagimit të reparacioneve me vlerë 680 milionë franga ari dhe ka arritur të zvogëlojë kapitalin e tyre fillestar dy herë. Burov ka arritur të sigurojë dhe dy hua jashtëzakonisht të rëndësishme për stabilizimin e monedhës kombëtare bullgare dhe të ekonomisë sonë. Me paratë ka siguruar tokë dhe strehim për refugjatët nga Maqedonia dhe Trakia e Egjeut, të ardhur tek ne në periudhën 1913-1923. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Burovi ka ndihmuar dhe shpëtimin e hebrenjve bullgarë përmes kontakteve të veta me ambasadorët e Gjermanisë në Sofje. Pas vitit 1944 ai është dënuar me 1 vit burg nga “Gjykata e Popullit”. Por pas kësaj përsëri është ndjekur penalisht, tanimë thjesht sepse ka qenë Burovi dhe gjatë vitit 1950 me akuzë për organizimin e nje grusht shteti, është dënuar përsëri – këtë herë për 20 vjet. Gjatë vitit 1954 ka ndërruar jetën në burgun e qytetit Pazarxhik.
Edhe pse e treguar shkurtimisht, biografia e Atanas Burovit jep përshtypje për një jetë, kushtuar mirëqenies dhe prosperitetit të atdheut tonë. Por, diplomati bullgar ka pasur dhe ide konkrete, lidhur me bashkimin e Evropës:
“Në artikujt e tij akoma gjatë vitit 1939 Burovi parashikon krijimin e Bashkimit Evropian, sepse popujt evropianë do të harrojnë kontradiktat e tyre dhe do të bashkohen sipas parimeve ekonomike”, sqaron eurodeputeti dhe anëtari i Përfaqësisë së Parlamentit Evropian Andrej Kovaçev. “Emërtimi i hapësirës në godinën e Parlamentit Evropian në Bruksel është një njohje për këtë se në Bullgari po kështu ka pasur burra shteti me ide demokratike dhe evropiane, për këtë se atdheu ynë duhet të jetë pjesë nga familja e popujve demokratikë evropianë”.
“Burovi gjithmonë vepronte në interes të shtetit të vet dhe të Evropës, ai ishte filantrop, mbrojtës i demokracisë dhe kundërshtar i totalitarizmit”, theksoi kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani gjatë ceremonisë zyrtare me të cilën Atanas Burovi u bë bullgari i parë, në emrin e të cilit është emëruar një pjesë e institucionit kyç evropian.
Për këtë dëshmojnë dhe fjalët e Atanas Burovit, të cilat kanë arritur deri tek ne: “Ne duhet të jemi evropianë, në qoftë se e ndiejmë se kemi nevojë për Evropën. Në qoftë se mendojmë se jemi shumë të fortë, se mund ta hedhim poshtë këtë ndihmë, se mund t'i zgjidhim vetë problemet e shumta, atëherë mund të jemi çfarëdo që të duam – aziatikë, ballkanas e kështu me radhë. Por mbase nuk ka dy njerëz të zgjuar në Bullgari të cilët të mos kuptojnë se vetëm me forcat tona personale nuk mund t’i zgjidhim problemet. Cilido qoftë nga problemet tona do të zgjidhet përmes pëlqimit të shteteve evropiane. Por, që të mund të fitojmë pëlqimin e tyre, ne duhet të mbajmë llogari për psikologjinë e këtyre popujve. Ne duhet përpara vetëdijes së tyre të jemi të drejtë dhe e gjithë kjo që dëmton imazhin tonë në sytë e tyre, duhet ta shmangemi tërësisht.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..