Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atanas Burov – bullgari i parë, emrin e të cilit e mban një hapësirë е Parlamentit Evropian në Bruksel

Foto: europe.easybranches.com

Një bust i Atanas Burovit ishte vendosur në godinën e Parlamentit Evropian në Bruksel, kurse hapësira e të gjithë katit të parë të institucionit tanimë mban emrin e financierit, diplomatit dhe politikanit bullgar. Iniciatorët për këtë ishin eurodeputetët bullgarë nga Partia Popullore Evropiane.

Financier, deputet në 10 parlamente dhe ministër në 4 qeveri – në periudhat më të turbullta për Bullgarinë, ky është Atanas Burovi. Me autoritetin, diplomacinë dhe kontaktet e tij, Burovi e ka nxjerrë vendin tonë nga kushtet poshtëruese të Traktatit të Neuilly-sur-Seine gjatë vitit 1919. Ai  ka rinegociuar planin e pagimit të reparacioneve me vlerë 680 milionë franga ari dhe ka arritur të zvogëlojë kapitalin e tyre fillestar dy herë. Burov ka arritur të sigurojë dhe dy hua jashtëzakonisht të rëndësishme për stabilizimin e monedhës kombëtare bullgare dhe të ekonomisë sonë. Me paratë ka siguruar tokë dhe strehim për refugjatët nga Maqedonia dhe Trakia e Egjeut, të ardhur tek ne në periudhën 1913-1923. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Burovi ka ndihmuar dhe shpëtimin e hebrenjve bullgarë përmes kontakteve të veta me ambasadorët e Gjermanisë në Sofje. Pas vitit 1944 ai është dënuar me 1 vit burg nga “Gjykata e Popullit”. Por pas kësaj përsëri është ndjekur penalisht, tanimë thjesht sepse ka qenë Burovi dhe gjatë vitit 1950 me akuzë për organizimin e nje grusht shteti, është dënuar përsëri – këtë herë për 20 vjet. Gjatë vitit 1954 ka ndërruar jetën në burgun e qytetit Pazarxhik.

Edhe pse e treguar shkurtimisht, biografia e Atanas Burovit jep përshtypje për një jetë, kushtuar mirëqenies dhe prosperitetit të atdheut tonë. Por, diplomati bullgar ka pasur dhe ide konkrete, lidhur me bashkimin e Evropës:

“Në artikujt e tij akoma gjatë vitit 1939 Burovi parashikon krijimin e Bashkimit Evropian, sepse popujt evropianë do të harrojnë kontradiktat e tyre dhe do të bashkohen sipas parimeve ekonomike”, sqaron eurodeputeti dhe anëtari i Përfaqësisë së Parlamentit Evropian Andrej Kovaçev. “Emërtimi i hapësirës në godinën e Parlamentit Evropian në Bruksel është një njohje për këtë se në Bullgari po kështu ka pasur burra shteti me ide demokratike dhe evropiane, për këtë se atdheu ynë duhet të jetë pjesë nga familja e popujve demokratikë evropianë”.

“Burovi gjithmonë vepronte në interes të shtetit të vet dhe të Evropës, ai ishte  filantrop, mbrojtës i demokracisë dhe kundërshtar i totalitarizmit”, theksoi kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani gjatë ceremonisë zyrtare me të cilën Atanas Burovi u bë bullgari i parë, në emrin e të cilit është emëruar një pjesë e institucionit kyç evropian.

Për këtë dëshmojnë dhe fjalët e Atanas Burovit, të cilat kanë arritur deri tek ne: “Ne duhet të jemi evropianë, në qoftë se e ndiejmë se kemi nevojë për Evropën. Në qoftë se mendojmë se jemi shumë të fortë, se mund ta hedhim poshtë këtë ndihmë, se mund t'i zgjidhim vetë problemet e shumta, atëherë mund të jemi çfarëdo që të duam – aziatikë, ballkanas e kështu me radhë. Por mbase nuk ka dy njerëz të zgjuar në Bullgari të cilët të mos kuptojnë se vetëm me forcat tona personale nuk mund t’i zgjidhim problemet. Cilido qoftë nga problemet tona do të zgjidhet përmes pëlqimit të shteteve evropiane. Por, që të mund të fitojmë pëlqimin e tyre, ne duhet të mbajmë llogari për psikologjinë e këtyre popujve. Ne duhet përpara vetëdijes së tyre të jemi të drejtë dhe e gjithë kjo që dëmton imazhin tonë në sytë e tyre, duhet ta shmangemi tërësisht.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD