Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian i drejton kritika Bullgarisë për politikën ekologjike

Foto: arkiv

Raporti i Komisionit Evropian rendit disa fusha me probleme për ekologjinë bullgare. Ato janë cilësia e ajrit, mbledhja dhe trajtimi i ujërave të ndotura, plotësimi i legjislacionit për mbrojtjen e natyrës. Brukseli thekson, se “ka një përparim” por “ai përfundon me pranimin e akteve ligjore pa realizimin e tyre praktik”. Komisioni thekson, se Bullgaria vazhdon të jetë me më shumë raste të vdekjes për shkak të ajrit të ndotur. Dokumenti konstaton, se ka rrezik që deri në vitin 2020 të mos plotësohet kërkesa për riciklimin e plehrave shtëpiake deri në 50 për qind. Evidentohen rreziqe për larminë biologjike që rrjedhin nga aplikimi i keq i legjislacionit për mbrojtjen e natyrës duke përfshirë edhe Rrjetin Evropian të Larmisë Biologjike “Natyra 2000”, gjë për të cilën ka procedura penale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD
Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD