Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ndëshkimi i Kujtimeve” i Rexhep Hotit u promovua në gjuhën bullgare

Rexhep Hoti, Magdalena Dimitrova dhe prof. Anton Panchev gjatë promovimit të librit në Universitetin e Sofjes.
Foto: arkiv personal

“Jam i befasuar me praninë e shqipes në këtë universitet, me studentët dhe profesorët të cilët me kaq përkushtim i thellojnë studimet mbi albanologjinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Përkthimi i veprës sime ‘Ndëshkimi i Kujtimeve’, nuk është vetëm mirënjohje personale, por është vlerësim për atdheun tim” – këtë e tha autori nga Kosova Rexhep Hoti gjatë promovimit të librit të tij në gjuhën bullgare në ambientin e Universitetit të Sofjes. Ngjarja ishte organizuar nga Katedra e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indo-Evropiane dhe Ballkanike pranë Universitetit të Sofjes dhe kaloi nën drejtimin e udhëheqëses së kësaj katedre – docentja Ekaterina Tarpomanova.

Ky është libri më i madh me poezi i një autori nga Kosova që është përkthyer në gjuhën bullgare dhe po ndodhet në libraritë bullgare në sajë të punës së përkushtuar të përkthyeses Magdalena Dimitrova, e cila akoma është studente në Specialitetin e Ballkanistikës, dhe të shtëpisë botuese “Gutenberg”.

Se si “Ndëshkimi i Kujtimeve” ndezi zjarrin e dashurisë së saj ndaj gjuhës shqipe, ju ftojmë të mësoni nga vetë përkthyesja Magdalena Dimitrova:

Për “Ndëshkimin e Kujtimeve” që na çon “deri në kufijtë e mundshëm të erotikës dhe deri në kufijtë e mundshëm të tragjedisë”, për frymëzimin e një politikani dhe për imazhin e Kosovës të treguar me anë të këtij libri, mund të mësoni nga Rexhep Hoti në intervistën e dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë:

Për ta kuptuar veprën e Hotit, lexuesi bullgar duhet ta njohë aspektin politik, ekonomik e historik të popullit shqiptar. Lexuesi bullgar mund të përfitojë shumë, jo vetëm nga ana artistike por edhe nga ana historike dhe politike. Shpresoj që ne dhe kolegët tanë të vazhdojmë të përkthejmë librat e zotit Hoti sepse veprat e tij kanë vlera të mëdha kulturore, historike dhe artistike”, – tha albanologu dhe politologu profesor Anton Panchev, i cili është redaktori i librit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD