Pasi në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të BE-së në Bruksel liderët evropianë ranë dakord që Londrës t’i jepet një afat më të gjatë për Brexit deri më 31 tetor, Kryeministri Bojko Borisov komentoi se nuk ikën nga kryeqyteti belgjik me optimizëm, sepse rreziku nga Brexiti pa marrëveshje mbetet. Pavarësisht nga kjo Borisovi shprehu kënaqësi, sepse afati i ri për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është mjaft i gjatë. Kryeministrja Teresa May është e bindur se Britania e Madhe duhet të dalë nga BE me marrëveshje sa më shpejtë. Sipas saj zgjatja e afatit për Brexit mund të ndërpritet menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes, kur ajo është gati. Dhe në se kjo bëhet gjatë tri javëve të para të muajit maj, dalja nga BE mund të realizohet akoma gjatë qershorit.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..