Një vatër e kulturës me histori pothuajse 80-vjeçare në një fshat ku akoma ka banorë, vendosi të botojë në një libër recetat e shijshme të krahinës ku ndodhet. Arsyeja është që edhe të rinjtë të njihen me mrekullitë e kuzhinës rajonale, përderisa ka njerëz të cilët ruajnë recetat e stërgjyshërve.
“Udhëtime të shijshme në krahinën e qytetit Sliven” – kështu aktivistët e vatrës së kulturës “Probuda 1938” në fshatin Panaretovci vendosën të titullohet libri i ardhshëm. Qëllimi është të ruajnë dhe të popullarizojnë gjellët tradicionale të rajonit. Ata jo vetëm se do të mbledhin recetat e ushqimeve që sjellin kënaqësi në të ngrënë, por do të kërkojnë edhe ato që janë autentike.
“Origjinaliteti i ushqimevedo të jetë mbrojtur kryesisht nga gratë më të moshuara të cilat vazhdojnë të gatuajnë ashtu siç e kishin bërë në të kaluarën – tregon Dora Krumova, kryetare e Fondit Shoqëror të Dhurimit – Sliven, i cili financon projektin. - 90-vjeçarja Penka Sllavova, 80-vjeçaret Donka Petrova dhe Radka Pejçeva nga fshati Panaretovci mbajnë mend recetat e vjetra. Ato kanë mbesa, të cilëve do t’u transmetojnë. Ideja është që të rinjtë të shijojnë gjellë autentike të gatuara me teknologjitë e dikurshme, pa konservues. Kështu ata do të jenë në gjendje të krahasojnë ushqimet nga e kaluara me hamburgerët e sotëm dhe me ushqimet e tjera artificiale.”
Sot e kësaj dite banorët e fshatit Panaretovci gatuajnë shumë gjella tipike për rajonin e qytetit Sliven, recetat e të cilave u ruajtën gjatë viteve. Ndryshe nga fshatrat e shpopulluara bullgare, fshati Panaretovci ka afro 350 banorë me përafërsisht 30 fëmijë në shkollën fillore dhe 15 të tjerë në shkollën tetëvjeçare.
“Për fshatin janë karakteristik pitet me djathë, byreku i kripur i ëmbël me djathë të lyer me shurup ose me qumësht, petullat e bëra me hirrë në vend të qumështit dhe me tharmë të shtuar – vazhdon Dora Kurshumova. – Përgatitin gjithashtu ushqime për mëngjesin të quajtura bullgarisht “rësenica” dhe gyzleme” si dhe ushqime të ritit me bullgur të ëmbël për të ashtuquajturat bullgarisht “ponudi” – gostitjet për të afërmit pas lindjes së foshnjës. Njerëzit bëjnë edhe reçele sepse në këtë rajon rriten shumë fruta, pjeshkë të dehura, kumbulla me arë ose bajame, oshaf përgatitur sipas teknologjisë speciale për ëmbëlsim, të zhytur në lëngun e rrushit dhe të tharë në ajër.”
Për të mbledhur më shumë receta autentike, njerëzit nga vatra e kulturës do të takohen me specialistë që njohin traditat dhe do të organizojnë anketa kulinare. Kjo ide u huazua nga studimet etnografike. Shpresa është, që kjo do të ndihmojë më mirë të përshkruajnë mënyrën e gatimit, prej çfarë drithërave brumoset buka, si konservohen ushqimet. Në libër recetat do të ndahen në ushqime për ditët e javës dhe ato për festat.
“Recetat do të përshkruhen bashkë me teknologjinë – jo vetëm sa lugë dhe sa gota janë të domosdoshme nga produktet, por edhe mënyra e gatimit – shton Dora Kurshumova. – Për shembull në fshatin Bjala një grua përshkroi shumë mirë se si e gatuan petullat – më parë i spërkatë me ujë të ngrohtë të kripur dhe pas kësaj i mbyt për të mbetur të butë. Thënë me një fjalë ka hollësira interesante dhe nuk mjafton që receta të realizohet ashtu siç është shkruar. Ka gjëra të ruajtura gjatë kohës dhe ato duhet t’u transmetohen brezave, kështu që receta të mbetet në origjinalin e saj.”
Nismëtarët e vatrës së kulturës kanë në planë të organizojnë edhe ekspozita kulinare dhe veprimtari të ndryshme me të cilat të popullarizojnë gjellët tipike të rajonit. Planifikohet që në fshatin Krushare të shtrirë midis qyteteve Sliven dhe Jamboll, fëmijët nga klasa e katërt deri në të të shtatë të brumosin bukë të ritit, të bëjnë zbukurimet e tyre dhe në fund të pjekin në një furrë speciale.
Parashikohet që libri me recetat të botohet në fund të vitit, kështu që festat e Krishtlindjeve njerëzit të shijojnë gjellët e shijshme të krahinës së qytetit Sliven.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..