Shteti i gjashtë në botë me kozmonaut të vet të dalë në Kozmos dhe i treti, i cili ka krijuar ushqime kozmike – kështu kozmonauti i parë bullgar përshkroi rezultatet nga ato 47 orë dhe 1 minutë, të cilat ai para 40 vjetëve i kaloi në Orbitën e Tokës.
Për nder të astronautit të parë bullgar Gjeorgji Ivanov, i cili ka fluturuar më 10 prill 1979 bashkë me Nikolaj Rukavishnikov (BRSS) në bordin e anijes kozmike “Sojuz 33”, Akademia Bullgare e Shkencave organizoi një festë, duke respektuar 5 kozmonautët e programit ndërkombëtar “Interkosmos”. Ndaj 4 astronautëve Vlladimir Remek nga Çekia, Ivan Bella nga Sllovakia, Bertallan Farkash nga Hungaria, Mirosllav Hermashevski nga Polonia dhe Pavell Vinogradov nga BRSS u bashkua dhe kozmonauti i dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov. “Brezi i ri duhet të kuptojë dhe të dijë se çfarë ka bërë shkenca kozmike bullgare”, iu drejtua gazetarëve Gjeorgi Ivanov, duke dhënë si shembull krijimin e pajisjes bullgare, e cila ka fluturuar në raketa kozmike, si dhe të sistemeve të reja për dy anije kozmike në kuadrin e programit “Bullgaria 1300”.
Me rastin e 40-vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar në hapësirën e Akademisë Bullgare të Shkencave ishin treguar fotografi të bëra gjatë përgatitjes së fluturimit dhe gjatë kohës së kaluar në Kozmos. Kurse profesori Cvetan Daçev demonstroi një aparaturë kozmike të krijuar në Institutitin për studime kozmike dhe teknologji pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Njëri aparat ka fluturuar në Kozmos nga tetori i vitit 2014 deri në janar të vitit 2016 dhe është i fundit i cili është kthyer nga Stacioni Ndërkombëtar Kozmik” – tregoi shkencëtari. “Pajisja mat rrezatimin, në të cilin janë ekspozuar kozmonautët, kur gjenden jashtë stacionit – atëherë mbrojtjen e tyre e sigurojnë vetëm skafandrat e tyre, prandaj dhe matjet tona janë kaq të rëndësishme për ta. Përveç kësaj, pajisja është një pjesë nga një platformë për shumë eksperimente – biologjike, kimike e të tjera. Dhe kur kjo platformë kthehet në Tokë, ne analizojmë të dhënat dhe saktësojmë se çfarë pjese nga sporet, farërat e kështu me radhë kanë ngordhur. Pajisja e dytë është një maket, me qenë se ai origjinal po ndodhet në Orbitën e Marsit - ajo e mat rrezatimin kozmik atje dhe rezultatet mbërrijnë çdo ditë tek ne. Kurse pajisja e tretë, po kështu maket, aktualisht gjendet në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik. Mbi ekranin e saj, kozmonautët mund të lexojnë se cili është rrezatimi i matur dhe në qoftë se ai është shumë i madh – për shembull kur Dielli lëshon më shumë protone sesa lëshon zakonisht, (këto periudha vazhdojnë disa ditë), ato ose duhet menjëherë të fshihen në bordin e anijes, ose të kthehen në Tokë.
Nga ana e vet, Aleksandër Aleksandrov tregoi sesi zbulimet në shkencën kozmike jo vetëm se mund ta bëjnë jetën tonë më komode, por dhe ta zgjasin.
“Në sajë të teknologjive kozmike, aparatet fluturuese tanimë mund të zhvillojnë shpejtësi nga 6-deri më 8 mijë kilometra në orë - kështu në të ardhmen fluturimi nga Londra deri në Australi do të vazhdojë 4, jo si tani – 16 ose më shumë orë”, tha ai, duke shtuar se na pret një të ardhme inkurajuese me qenë se në Kozmos janë gjetur materiale të reja dhe ilaçe, të cilat do t'i sigurojnë njerëzimit një jetëgjatësi më të madhe. Nuk është larg koha, kur njeriu do të jetojë më shumë, mendon kozmonauti.
A do të fluturojë së shpejti në Kozmos dhe bullgar i tretë?
“Jo” – përgjigjet në mënyrë lakonike Aleksandër Aleksandrov. “Sepse akoma nuk kemi arritur në këtë etapë. Që të mund të kemi një kozmonaut të tretë duhet të kemi një ekonomi të fortë, një pjesëmarrje të fortë në programet kozmike dhe për më tepër të kemi një program të posaçëm shkencor, të paguar nga industria jonë. Por, ne akoma nuk jemi në këtë nivel”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA dhe Diana Cankova
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..