Proceset demografike në Bullgari - jo të favorshme dhe gjatë vitit 2018
Instituti Kombëtar i Statistikës shpalli të dhënat më të reja për proceset demografike në Bullgari më datë 31 dhjetor 2018. Qe theksuar se zhvillimet në këtë sferë duan dekada të tëra dhe nuk mund të ndryshojnë për një vit, për shkak të së cilës janë shumë lehtë të parashikueshme. E thënë në mënyrë të përgjithësuar, popullsia e vendit vazhdon të pakësohet dhe të plaket. Po pakësohen po kështu dhe lindjet në përgjithësi. Po shtohet numri i martesave, por dhe numri i divorceve. Deri më 31 dhjetor 2018 popullsia e Bullgarisë ka qenë përgjithësisht 7 000 039 veta, që përbën 1.4% nga banuesit në territorin e Bashkimit Evropian. Në krahasim më vitin 2017 qytetarët bullgarë pakësohen me 49 995 veta, ose me 0.7%. Duke pasur parasysh ritmin e pakësimit, ndaj prillit të vitit 2019 ata me siguri janë nën 7 milionë, pohojnë nga Instituti Kombëtar i Statistikës.
Më datë 31.12 2018 në qytetet bullgare jetojnë 5 159 129 veta, ose 73.7%, kurse në fshatra -1 840 910 veta, ose 26.3% nga popullsia e vendit. Vendet e populluara janë përgjithësisht 5 256, nga të cilët 257 janë qytete dhe 4 999-fshatra. Një shtim të banorëve të vet gjatë vitit 2018 kanë llogaritur vetëm 29 nga qytetet tek ne. Qytete pa banues akoma nuk ka, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fshatrat. Gjatë vitit të kaluar 2 fshatra kanë mbetur pa asnjë banues dhe me ta numri i përgjithshëm i atyre të shpopulluar është shtuar deri më 164.
Njëkohësisht me pakësimin e numrit të popullsisë vihet re dhe vazhdimi i plakjes së tij. Gjatë vitit 2018 pjesa e njerëzve në moshë mbi 65 vjeç ka arritur mesatarisht 21.3%. Një plakje më e madhe vëzhgohet mes grave - pjesa relative e grave në moshë mbi 65 vjeç është 24.8%, kurse e burrave 17.7%. Që këtu rrjedhin dhe disa probleme të mëdha. Nga njëra anë, plakja çon deri në shtimin e shpenzimeve publike për pensione, kurse që aty dhe deri në nevojën prej reformave të sistemit të pensionimit. Nga ana tjetër, po rriten shpenzimet për shëndetësinë dhe për kujdeset mjekësore. Dhe jo në vend të fundit, nga demografia e keqësuar vuan dhe biznesi, i cili duhet të mbështetet tek një krah pune gjithnjë e më të pakët dhe më pak të arsimuar, që të mund të përmirësohet dhe prodhueshmëria e ekonomisë.
Ka dhe zhvillime pozitive por jo shumë. Një prej tyre është se bullgarët të cilët janë kthyer në atdhe janë më shumë sesa më parë. Kundrejt vitit 2017 numri i banuesve të vendosur në vend është rritur me afro 4 mijë veta dhe ka arritur 29.6 mijë nga të cilët 55% janë me shtetësi bullgare. Po kështu me 4 mijë janë shtuar dhe njerëzit të cilët kanë ikur nga Bullgaria me pasaportë bullgare gjatë vitit 2018. Numri i tyre ka arritur 31.3 mijë.
Autor: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..